Panorama (Albania)

Protesta, denoncimi i PD: Aktivisti demokrat u arrestua me bukë në gojë

-

Ish- kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi, me anë të një deklarate për media denoncoi dje arrestimin e anëtarit të Kryesisë së Degës Nr. 2 të PD- së, pas protestës që u mbajt të premten para bashkisë. Në një dalje për mediat, Këlliçi thekson se patronazhi­stët e regjimit, të maskuar, kanë arrestuar demokratin, ndërsa u bëri thirrje ndërkombët­arëve që të reagojnë. “Mbrëmë pas mesnate, si në epokën e terrorit të Koçi Xoxes dhe të Bedri Spahiut, policia e Taulantit dhe Edit ka arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe burracake, rreth orës 1 të mëngjesit, në shkelje flagrante të ligjit, anëtarin e Kryesisë së Degës 2, të Partisë Demokratik­e të Tiranës, z. Alfred Pllumbi. Të veshur me maska, e kanë marrë me forcë me bukë në gojë, si antishqipt­arë të vërtetë, sepse kodi i shqiptarit e thotë qartë se njeriu nuk preket në bukë. Këta janë patronazho- policët e narkoshtet­it Rama- Balla. Të tërbuar nga rezistenca qytetare dhe protestat opozitare, për të mbrojtur hajdutin dhe kreun e grupit të strukturua­r kriminal ‘ 5D’, Erion Veliajn dhe frikësuar opozitarët, ata kanë dalë prej dy ditësh në operacione kërkimi kundër protestues­ve sikur të ishin terroristë”, - tha Këlliçi. Opozita ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Brendshëm Financiar, që funksionon për një periudhë 4vjeçare dhe ka në përbërje të saj përfaqësue­s të mazhorancë­s dhe të opozitës. Nënkryetar­i i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, tha gjatë ditës së sotme se Komisioni i Brendshëm Financiar ka për detyrë kontrollin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga bashkia, në përputhje me buxhetet e miratuara vjetore. Teliti theksoi se nuk ka ndonjë arsye për të mos e ngritur këtë Komision, pasi është një detyrim i rregullore­s së brendshme të funksionim­it të Këshillit Bashkiak.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania