Panorama (Albania)

Bojkotohet votimi në veri të Kosovës, shqiptarët mbesin në krye të komunave me shumicë serbe

-

Qytetarët në 4 komuna në veri të Kosovës u janë drejtuar dje kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj. Procesi u mbajt mes thirrjeve nga Lista Serbe për bojkotimin e votimeve në komunat e banuara me shumicë serbe, ku drejtues ishin 4 shqiptarë. Dhe në fund, bojkoti i Listës Serbe funksionoi. Që nga mëngjesi, vetëm 203 persona në katër komunat veriore të vendit dolën për t’iu përgjigjur pyetjes nëse duan apo jo shkarkimin e kryetarëve aktualë shqiptarë. Votimi, që u organizua për t’ua mundësuar serbëve shumicë në atë pjesë të vendit që t’i heqin kryetarët aktualë, duket se do t’i lë ata në detyrë deri në fund të mandatit. Një vit më parë, ata u bënë kryetarë të komunave në veri të vendit, pasi Beogradi iu kërkoi serbëve në Kosovë që t’i bojkotonin zgjedhjet e 23 prillit 2023, gjë që rezultoi me zgjedhjen e katër kryetarëve shqiptarë – fitues me pjesëmarrj­en e vetëm 3% të votuesve. Udhëheqjen e Leposaviqi­t e mori Lulzim Hetemi nga LVV- ja, atë të Zubin Potokut Izmir Zeqiri nga PDK- ja, udhëheqjen e Zveçanit e mori Ilir Pecit nga PDK- ja, ndërkaq në krye të Mitrovicës së Veriut erdhi Erden Atiq nga LVV- ja. Partia dominuese në veri të Kosovës, Lista Serbe e kontrollua­r nga Beogradi, iu bëri thirrje serbëve që të mos marrin pjesë në këtë votim, me arsyetimin se ai është organizuar në atë mënyrë që t’ua mundësojë kryetarëve aktualë të qëndrojnë në udhëheqje të këtyre komunave deri në fund të mandatit. Për t’u bërë i mundshëm largimi i kryetarëve aktualë të katër komunave veriore dhe organizimi i zgjedhjeve të reja në veri, më shumë se 50% e atyre që kanë të drejtë të votojnë duhet të merrnin pjesë. Praktikish­t, tashmë e pamundur. Deri në orën 15: 00 të ditës së djeshme, nga 46,000 të regjistrua­r, vetëm 203 persona votuan. Sipas të dhënave të fundit të KQZ- së, në Leposaviq votuan 122 persona, në Zubin Potok 17, në Mitrovicën e Veriut 64, ndërsa në Zveçan asnjë. 23 qendrat zgjedhore megjithatë qëndruan të hapura nga mëngjesi në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Nëse votimi nuk do të bojkotohej, mendohej se do t’ua hapte rrugën zgjedhjeve të reja lokale atje, të cilat do të duhej t’i kontribuon­in shtensioni­mit të situatës, e cila pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023 u përshkallë­zua deri në dhunë. Ministri i Administri­mit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se procesi i votimit në katër komunat në veri të Kosovës, lidhur me shkarkimin e kryetarëve shqiptarë po shkon “qetë dhe mirë”. Në një deklarim për gazetarët nga Leposaviqi, ku vizitoi qendrat e votimit, Krasniqi u ndal edhe te bojkotimi i procesit të votimit nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetje­n e Beogradit, të cilën e akuzoi se dëshiron të ketë “monopol” mbi politikën e komuniteti­t serb në Kosovë.

“Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë. Ata i shohin institucio­net vetëm për vete dhe jo për qytetarët. Ata vazhdojnë t’i kenë ulëset e rezervuara për komuniteti­n serb në Kuvendin e Kosovës dhe mos t’i përfaqësoj­në interesat e qytetarëve, mirëpo t’i marrin pagat e Kuvendit të Kosovës. Tashmë qytetarët, edhe me votim, deklarojnë nëse janë për largimin e kryetarëve ose jo”, - tha Krasniqi. Ai tha se institucio­net kanë realizuar të gjitha obligimet për mbajtjen e këtij procesi, duke nisur nga nxjerrja e udhëzimit administra­tiv në shtator, e deri tek organizimi i votimit më 21 prill.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania