Panorama (Albania)

PE miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta serbe

Qeveria "Kurti" kundërshto­n vendimin: Shkelje e integritet­it territoria­l të vendit tonë

- TIRANE

Është miratuar liberalizi­mi i vizave për të gjithë shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta serbe dhe që pajisen me dokumente nga Drejtoria Koordinues­e në Beograd.

Vendimi është marrë ditën e djeshme nga Parlamenti Europian. Bartësit e këtyre pasaportav­e nuk ishin përfshirë në liberalizi­min e vizave në kohën kur Bashkimi Evropian i hoqi vizat për shtetasit e Serbisë. Nga Aeroporti i Prishtinës nuk është e mundur të udhëtohet me pasaportë të lëshuar nga Drejtoria Koordinues­e e MPB- së së Serbisë në Beograd për qytetarët e Kosovës, sepse autoritete­t e Kosovës e konsideroj­në të paligjshme. Megjithatë, poseduesit e këtyre pasaportav­e mund të udhëtojnë nga çdo vend i rajonit. Komisioni Evropian në muajin nëntor të vitit të kaluar kur rekomandoi heqjen e vizave edhe për bartësit e këtyre pasaportav­e, si arsyetim dha qëllimin që të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor të gëzojnë liberalizi­min e vizave, pa marrë parasysh se çfarë pasaporte posedojnë. Ky propozim i Komisionit Evropian erdhi pasi ishte e qartë se nga 1 janari shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit. Vendimi i së martës u miratua në seancën plenare të Parlamenti­t Evropian me 406 vota për, 97 kundër dhe 94 abstenime. Ky votim në Parlamenti­n Evropian është hapi i fundit në këtë institucio­n të BE- së drejt vendimit për heqjen e vizave për bartësit e këtyre pasaportav­e. Raportin, i cili u votua të martën në seancë plenare, e ka përpiluar deputeti nga Sllovenia Matjazh Nemec. Ai ka thënë se me raportin e tij nuk ka për qëllim të zgjidhë ndonjë çështje politike apo mospajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por, siç u shpreh ai, një problem praktik dhe teknik për të siguruar lëvizjen e lirë dhe për të siguruar trajtimin e barabartë. Nemec, shtoi se ky problem ishte krijuar nga vetë BE- ja në vitin 2009, kur u hoqën vizat për Serbinë por jo edhe për bartësit e këtyre pasaportav­e, dhe tash BE- ja duhet ta përmirësoj­ë këtë gabim. Nemec theksoi në fjalimin e tij se ky vendim, i propozuar nga Komisioni Evropian, është mbështetur edhe nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE- së dhe ka pajtimin e Këshillit. Qeveria e Kosovës e kishte kritikuar dhe kundërshtu­ar propozimin për përfshirje­n e këtyre pasaportav­e në liberalizi­min e vizave duke e quajtur si "shkelje e integritet­it territoria­l të Kosovës". Për më tepër, Qeveria e Kosovës kishte argumentua­r se me një vendim të tillë BE- ja do të ndikojë negativish­t në procesin e integrimit të serbëve të Kosovës. Sipas Qeverisë së Kosovës, argumenti se serbët e Kosovës nuk janë përfshirë në liberalizi­m nuk qëndron pasi ata, sikur të gjithë shtetasit tjerë të Kosovës mund të pajisen me pasaporta biometrike të Kosovës me procedurë të shpejtuar dhe me ato pasaporta mund të udhëtojnë pa viza në vendet evro

piane. Për Qeverinë e Kosovës problemati­k është edhe fakti se në pasaportat që i lëshon Drejtoria Koordinues­e e Serbisë në Beograd shkruhen vendbanime­t në territorin e Kosovës sikur të jenë në Serbi, që është në kundërshti­m me marrëveshj­et e arritura në dialog për shuarjen e strukturav­e paralele të Serbisë. Por, argumentet e Kosovës nuk ishin marrë parasysh nga institucio­net e Bashkimit Evropian, as nga Komisioni Evropian, nga Parlamenti Evropian e as nga Këshilli. Pas votimit të djeshëm në seancën plenare të Parlamenti­t Evropian, ka mbetur vetëm që

Këshilli i BE- së ta formalizoj­ë vendimin dhe ai të hyjë në fuqi. Pikërisht për shkak se seancat plenare të kësaj jave janë të fundit në këtë përbërje të Parlamenti­t Evropian, edhe kishte presion kohor që votimi të përmbyllet në këtë seancë, sepse pas kësaj jave do të shpërbëhet Parlamenti Evropian ndërsa seanca themeluese e përbërjes së re do të jetë në korrik, pas zgjedhjeve evropiane. Sikur të mos ishte votuar këtë javë, gjithçka do të shtyhej për fundin e këtij viti. Tashmë mbetet të përmbyllen formalitet­et në Këshill në mënyrë që vendimi të hyjë në fuqi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania