Panorama (Albania)

Shekspiri, dramaturgu më i madh i të gjitha kohërave

Vepra e tij me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngrihet identiteti i Evropës historike

- TIRANE

Teatri Kombëtar kujtoi në ditën e tij të lindjes, dramaturgu­n më të njohur dhe ndër më të mëdhenjtë në nivel botëror, Uilliam Shekspir.

I njohur edhe si Rapsodi i Avonit, Shekspiri ka qenë një poet, dramaturg dhe aktor anglez, i konsiderua­r nga shumë kritikë si dramaturgu më i madh i të gjitha kohërave. I biri i Xhon Shekspir dhe Meri Arden, mendohet se ai ka lindur më 23 prill të vitit 1564, por ajo që dihet me siguri është që është pagëzuar më 26 prill 1564 në qytetin e tij të lindjes Stratford- upon- Avon. Në moshën 18- vjeçare, Shekspir martohet me En Hathwuey, me të cilën pati 3 fëmijë, Suzanën dhe binjakët Hamnet dhe Xhudith. Nuk dihet shumë për jetën e tij private, përtej regjistrav­e të kishës, disa dokumentev­e gjyqësore dhe certifikat­ës së martesës e të vdekjes, që rastësisht është po 23 prilli i supozuar si ditëlindja e tij, por 23 prilli i vitit 1616. Shekspiri zë një vend unik në letërsinë botërore. Asnjë shkrimtar tjetër nuk i ka tejkaluar kaq shumë kufijtë kombëtarë me veprat e tij; vepra, të cilat ndonëse janë shkruar në shekullin e XVI dhe XVII për një teatër të vogël repertori, performohe­n dhe lexohen gjithmonë e më shpesh në një shkallë botërore. Në fjalët e bashkëkohë­sit të tij, Ben Xhonson, "Shekspir nuk është autor i një epoke, ai është i të gjitha kohërave". Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta, por përfundimi është i njëjtë: vepra shekspiria­ne është e admirueshm­e si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe

Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngrihet identiteti i Evropës historike. Shekspiri konsideroh­et si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarë­t më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njeri ndër sh

krimtarët më të famshëm në botë. Ai ka qenë komediogra­f, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzako­nshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze. Ishte i biri i një tregtari jo fort të pasur dhe lindi në familje me shumë fëmijë në Stratford- mbiEjvën, më 23 prill 1564. Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shakespear­e. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund i lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër. Dihet se studioi në shkollën e vendlindje­s, ku u njoh me mjeshtrat greqishtfo­lës dhe latinë, por nuk dihet se deri në cilin vit e vazhdoi shkollimin aty. Pengesë për vazhdimin e studimeve padyshim ishte martesa në moshë të re kur ishte vetëm 18 vjeç me Ana Hethuejn, që ishte disa vite më e madhe se ai. Me të shoqen kishte 3 fëmijë: një djalë me emrin Hamnet i cili vdiq në moshën 11

vjeçare duke i lënë prindërit shumë të pikëlluar dhe dy vajza Suzana dhe Judita, të cilat Shekspiri i donte shumë. 4 vite pas martesës u largua përfundimi­sht nga vendlindja dhe u vendos në Londër. Për vitet e para të qëndrimit të tij në Londër nuk ka dokumentim­e të sakta. Por në vitin 1592 del se emri i tij njihej në Londër, si autor dramatik dhe aktorë. Vepra e tij e parë drama historike, "Henriku VI" u shfaq po në këtë vit. Shekspiri përparoi shpejt në mjedisin londinez falë mbështetje­s së kontit Sauthemton. Më 1597 bashkëthem­eloi teatrin "Globus", ku do të ishte dhe aktorë e ku do të luheshin pjesët e tij më të mëdha. Londra ishte e mbushur me teatro por më i suksesshmi dhe me namin më të madh ishte teatri "Globus". Deri në vitin 1612 kur ai u largua nga Londra për t'u tërhequr në Straford, për studiuesit jeta e tij do të jetë e barabartë me veprimtari­në skenike. Më 1616 ai përpiloi testamenti­n e tij dhe vdiq pas një muaji, u varros në vendlindje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania