Panorama Sport (Albania)

Nanta hidhet në sulm për Armando Sadikun

"E kam admiruar gjithnjë, por nuk ia kam aspak zili vendin"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nga njëri si ai pritej që të mos qën dronte gojëkyçur shumë gjatë. Përkundraz­i, ishte e sigurt se Zlatan Ibrahimovi­ç herët a vonë do t'i përgjigjej provokimit në stilin klasik "alla Ibra". Dhe Erik Kantonasë, i cili një javë më parë e paralajmër­onte Mançesteri­n se ai ka vetëm një mbret ( pikërisht francezin), suedezi iu përgjigj kështu për "Aftonblade­t": "E kam admiruar gjithnjë, por ai duhet ta dijë se unë nuk dua të jem mbreti i Mançesteri­t. Unë do të jem Zoti i Mançesteri­t". Kantona, i cili shënoi 82 gola në 185 ndeshjet gjatë 4.5 viteve në "Old Trafford", e mirëpriti Ibrën në klub duke i ofruar edhe fanellën ikonë të klubit me numrin 7 gjatë një videoje për "Eurosport"-in. "Unë kam një mesazh personal për Zlatanin: Ti vendose të bëhesh i kuq. Është zgjedhja më e mirë që ke bërë ndonjëherë. Kur ecën në 'Teatrin e Ëndrrave' do të dëgjosh fantazmat e legjendave që kanë shkelur aty më parë. Kur të shënosh golin e parë përballë tribunës 'Stretford End', kur të dëgjosh tifozët të thërrasin emrin. Kur të dëgjosh zemrën të të rrahë fort aq sa të dalë prej kraharorit. Kur të ndjesh se i do aq shumë sa do të duan edhe ata. Kur t'i bësh të gjitha këto, do ta kuptosh miku im se je në shtëpi. Dhe një gjë e fundit. Do të ketë vetëm një mbret në Mançester. Ti mund të bëhesh princi po deshe. Dhe numri 7 është i yti po të jesh i interesuar. Kjo është dhurata ime për ty.

Mbreti iku! Jetë të gjatë Princit!".

Modestia - Por modestia nuk është pika më e fortë e gjigantit. Sulmuesi, i cili u largua nga PSG- ja për të veshur fanellën e Junajtid, na ka mësuar prej kohësh me daljet e tij fine jashtë kufijve të diplomacis­ë. "Nëse Parisi do ta zëvendëson­te

Kullën Eifel me statujën time, atëherë unë do të qëndroj", iu kthye ai tifozëve francezë përpara se të largohej. "Një Kupë Bote pa mua është si një kupë që s'vlen, kështu që nuk ia vlen ta shikosh fare", tha përpara Botërorit të 2010-ës. Këto janë vetëm disa shembuj të tjerë të listës së tij të gjatë të firmosur me emrin Zlatan. Dhe tani që ai do të formojë dyshen me "Special One", një tjetër kampion në fushën e mungesës së modestisë, mund të vini bast se do dëgjojmë batuta fantastike këtë sezon në Premier Ligë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania