Panorama Sport (Albania)

Skandali i basteve, policia kryen 4 mijë arrestime

Azia mbetet "parajsa" e lulëzimit të kompanive

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Bastet e paligjshme godasin sërish fut bollin, por këtë herë "Interpoli" në bashkëpuni­m me organet përkatëse në çdo shtet ka mundur të vërë nën pranga 4000 persona nga vende të ndryshme për përfshirje në skandalin e basteve dhe bixhozit sportiv të paregjistr­uar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë "Interpol" dhe nuk lë asnjë dyshim mbi këtë fakt. Personat e arrestuar janë nga vende të ndryshme, përfshirë Francën, Italinë, Greqinë. Megjithatë, oazi ku lulëzojnë bastet sportive është Azia dhe vendet si Malajzia, Singapori, Tailanda dhe Vietnami.

"Euro 2016" - Kampionati europian i zhvilluar në Francë ka qenë pikënisja kryesore për të shkatërrua­r rrjetin e "kupolës" së basteve të paligjshme. Përmes një deklarate "Interpoli" tregon që ka arritur të sekuestroj­ë një shifër rekord, e cila do të tentohej të luhej mes bandave që kontrolloj­në bastet që janë sëmundja më e madhe e futbollit. Ekspertë të ndryshëm të organizatë­s më të madhe policore në botë kanë bërë me dije se do të bashkëpuno­jnë gjerësisht me

shtetet e ndryshme për të asgjësuar bastet e paligjshme për pastrimin e futbollit nga kjo gjë. "Është e rëndësishm­e të përballemi me këtë rrjet mafioz, i cili tenton të futet thellësish­t në botën e futbollit. Nuk duhet t'i lëmë të avancojnë, por do të marrim çdo masë kundër tyre

për t'i ndalur", thotë një zyrtar i policisë së Hong Kongut. Në ditët e ardhshme pritet një tjetër sulm në vende specifike si Kamboxhia, Tailandë dhe Vietnam për t'u dhënë fund një herë e mirë këtyre organizata­ve kriminale që nuk merren vetëm me bastet e paligjshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania