Panorama Sport (Albania)

Mançini, sherr me administra­torin e Interit

Amerikani nuk e ka të ardhmen e sigurt tek Interi

- PËRGATITI: ALTIN VORPSI

Ky mund të jetë një nga sezonet më negative të Interit sa i përket klimës që është krijuar në ekip. Trajneri është kundër një pjese të shoqërisë. Ndërsa në ndihmë i ka ardhur ai që tashmë nuk ka më rëndësi tek Interi, Erik Tohiri. Pikërisht në lidhje me indonezian­in mediat italiane kanë zbuluar ditën e djeshme një prapaskenë kurioze.

I drejtpërdr­ejtë - Sapo u njohën me pakënaqësi­të e shprehura nga trajneri, një pjesë e shoqërisë zikaltër tentoi që ta qetësonte duke i konfirmuar besimin që treguan pak muaj më parë kur i dhuruan postin e trajnerit. Kështu, Erik Tohir urdhëroi administra­torin e deleguar, Majkëll Bolingbruk, që të udhëtonte drejt Milanos për të biseduar me Mançon. Amerikani nuk hezitoi që ta takonte trajnerin edhe pse ndodhej me pushime në Los Anxhelos. Ai bëri 20 orë udhëtim brenda pak ditësh dhe u kthye në Milano për të qetësuar Mançon. Por administra­tori i deleguar i Interit, pas takimit që pati me Mançon, kuptoi se i gjithë mundi i kishte shkuar dëm, pasi 52-vjeçari e priti keq. Thuhet se trajneri ka ofenduar amerikanin duke i thënë: "Po me çfarë statusi po më flet mua? Me çfarë kompetenca­sh më jep siguri për të ardhmen?". Manço nuk ka reaguar mirë në takimin që kishte pak ditë më parë me Bolingbruk­un, pasi ky i fundit është emëruar në postin aktual nga Erik Tohiri kur ky i fundit zotëronte 70% të Interit.

Rikonfirmi­mi - Pas tensionit të treguar nga trajneri në takimin me njeriun e tij, Erik Tohir mendoi të

siguronte personalis­ht Mançon për të ardhmen. "Mezi po pres që të takoj Roberton dhe skuadrën në fillimin e javës që vjen. Kam parë se çfarë kanë bërë gjatë kësaj jave në Riskone të Brunikos dhe më kanë kënaqur, pasi po punojnë për

të përballuar një sezon të ashpër", tha indonezian­i. "Kam lexuar atë çfarë është shkruar gjatë javës në adresë të trajnerit tonë dhe mendoj se nuk është aspak i drejtë një trajtim i tillë. Ai është ylli i skuadrës. Falë eksperienc­ës së tij, Interi do të japë maksimumin në

fushë", tha Tohir pak ditë më parë.

Takimi vendimtar - Në fund të këtij muaji, pritet që Mançini të takohet edhe me pronarët e Interit. Takimi me familjen Jingdong pritet që të jetë deciziv sa i përket të ardhmes së trajnerit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania