Panorama Sport (Albania)

Montela jep “alarmin”: Dua ndihmën e Galianit

"Punojmë shumë teknikisht, skuadra duhet përforcuar"

- PËRGATITI: LEAR MAÇI

‘ Përpara se të ulet, 'aeroplani' duhet të ngrihet". Trajneri i ri i Milanit, Vinçenco Montela, e mban të lartë humorin. Aventura e teknikut italian te Milani ka filluar me një fitore, mirëpo askush nuk "fërkon barkun", pasi të gjithë janë të vetëdijshë­m se skuadra është akoma një "kantier i hapur" dhe ka nevojë për punë. "Nuk e di në mund të thuhet se ky është viti zero për Milanin, po në fund janë vetëm fjalë: e vërteta është se duhet ndërtuar diçka e rëndësishm­e". Sigurisht është një projekt i ri, sepse siç mund të jetë parë deri diku edhe kundër Bordos, "Djalli" është kthyer t'i besojë filozofisë së lojës, pikërisht tani që presidenti Berluskoni, mbështetës­i më i madh i kësaj filozofie, është afër lamtumirës.

Rimëkëmbja - "Ka shumë punë për të bërë, - ka shpjeguar Montela. - Jam shumë i kënaqur për këtë fazë të parë, është parë se djemtë kanë dëshirë për revansh pas tre viteve ku gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë: pjesa më e madhe e tyre nuk ka dhënë akoma maksimumin". Tekniku ka shpjeguar në mënyrë të qartë projektin e tij: "Punojmë kryesisht ose vetëm me topin: sipas mendimit tim, lojtari duhet ta dijë se çfarë duhet të bëjë në çdo situatë gjatë ndeshjes, ajo që dua unë është të kontrolloj lojën dhe ndeshjen, nuk kam besuar asnjëherë se mund të fitohet duke luajtur keq. Kjo është filozofia ime".

Merkato- Trajneri i ka idetë e qarta, por që ato t'i zbatojë në fushë ka nevojë për të përforcuar organikën me lojtarë cilësorë dhe kjo çështje është në kompetenca­t e administra­torit kuqezi, Adriano Galiani: Nga njëra anë

idetë, nga tjetra aplikimi i mundshëm i tyre. Dhe, në këtë këndvështr­im, kjo organikë nuk i mjafton trajnerit të ri të kuqezinjve: "Klubi e di se duhen përforcime. Baka? Karlos është një futbollist i nivelit ndërkombët­ar, që të garanton shumë gola. Ai ka dëshirë të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe të presim çfarë do të ndodhë. Niang? Kam shumë besim tek ai pasi është ambicioz dhe nuk i mungon potenciali për t'u bërë kampion. Bertolaçi? E shikoj shumë të karikuar dhe ka dëshirë për të treguar cilësitë

e tij pas një sezoni zhgënjyes. Ai është një futbollist funksional që mund të mbulojë disa role në mesfushë". Deri tani ka ardhur vetëm një, Lapadula, që në të vërtetë nuk është akoma në dispozicio­n të Montelës, dhe Vanxhoni. Më pas janë lojtarët e kthyer nga huazimet, mbi të gjithë Suso. Por nuk mjafton. Musakio dhe Zielinski duken emrat më të afërt, Pjaca tashmë mund të konsideroh­et i humbur. Klubi po pret të mbyllë shitjen e pjesës më të madhe të aksioneve për t'i dhuruar më pas trajnerit lojtarët për të cilët ka nevojë

për të nisur "fluturimin". "Milani pa Berluskoni­n duket një paradoks, - ka shpjeguar italiani. - Unë për momentin nuk dua ta imagjinoj diçka të tillë. Tifozët e Milanit nuk janë mjaftuar vetëm të fitojmë shumë trofe (që është një mision shumë i vështirë), por edhe me fitore të shpeshta. Në sezonet e fundit, Milani është borxhli ndaj tifozëve. Unë kërkoj nga të gjithë mobilizim për të rikthyer ekipin në nivelin e tij të dikurshëm. Lojtarët duhet t'i marrin përsipër përgjegjës­itë e tyre, pasi nuk mund të gabojë vetëm trajneri, por të gjithë", tha ai.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania