Panorama Sport (Albania)

Stërvitje fizike, ja si të kuqtë përgatisin ndeshjen

Xhanoti do disiplinë, Starova e Tomori vëzhgojnë

-

Partizani ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit në vendin tonë, pasi sot, në orën 10:00, do të niset drejt Budapestit ku edhe do të luhet ndeshja e kthimit ndaj Ferencvaro­shit. Të kuqtë kanë mbërritur rreth orës 18: 20 në kompleksin stërvitor në Pezë Helmës, ku i janë dashur rreh 20 minuta që të startojnë procesin stërvitor. Në momentin që lojtarët po dilnin në fushë, në skuadër ka mbërritur edhe blerja më e re, Luka Bertoni i shoqëruar me një nga punonjësit e klubit. Ai është ndërruar menjëherë dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës, duke biseduar fillimisht me stafin teknik. Atmosfera - Në prag të një ndeshjeje mjaft të rëndësishm­e, atmosfera në skuadër ka qenë mjaft e mirë dhe mes lojtarëve nuk ka munguar në asnjë moment harmonia. I vetmi që nuk është parë në humor ka qenë përgatitës­i atletik Kristiano Xhanoti, i cili kërkon që baza materiale t'i vihet sa më shpejt në dispozicio­n dhe kur një gjë e tillë ndodh, nis nga puna. Stafi teknik kishte zgjedhur një stërvitje kryesisht fizike në minutat e para të saj dhe Xhanoti së bashku me Sormanin kanë kërkuar nga të gjithë lojtarët disiplinë. Trajneri italian jo pak herë ka thirrur në drejtim të futbollist­ëve të tij që të jenë të fokusuar tek ajo që po bëjnë dhe u duk se ka mbetur i kënaqur nga ajo që ka parë në fushë. Pas këtij momenti, trajneri ka punuar në aspektin tekniko- taktik duke menduar për formacioni­n që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, i cili nuk pritet të ketë ndryshime në krahasim me takimin e parë që u luajt në "Elbasan Arena". Lojtarët - Për ndeshjen ndaj Ferencvaro­shit, trajneri Sormani do ta ketë të plotë skuadrën, pasi edhe Torasa ka zhvilluar normalisht stërvitje me pjesën tjetër të ekipit. Ndërsa Vila e ka ndjekur takimin si spektator, por nuk rrezikon aktivizimi­n, duke qenë se bëhet fjalë vetëm për një lodhje muskulore. Drejtuesit - Ndërkohë që skuadra zhvillonte normalisht procesin stërvitor, Drejtori i Përgjithsh­ëm Genc Tomori dhe këshilltar­i i presidenti­t Demi ndiqnin jashtë rrethimit të fushës gjithçka ndodhte. Jo pak herë janë parë që të diskutojnë mes tyre në lidhje me atë që ndodhte gjatë përgatitje­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania