Panorama Sport (Albania)

Fejzullahu drejt largimit, gati të paguajë 50 mijë €

-

Edhe pse pak ditë më parë u fol për një afrim të mundshëm mes Partizanit dhe mbrojtësit Arbnor Fejzullahu, duket se ky i fundit do të largohet përfundimi­sht. Burime pranë të kuqve kanë bërë me dije se lojtari është gati të paguajë klauzolën prej 50 mijë eurosh që Partizani kërkon dhe të dalë lojtar i lirë për t'u bashkuar me secilën skuadër që ai dëshiron. Më parë mbrojtësi ka humbur gjyqin me klubin, pasi pretendont­e se kishte parregulls­i në kontratë dhe ai duhet të dilte i lirë, por Dhoma e Zgjidhjes së Konfliktev­e i dha të drejtë Partizanit. Në këtë mënyrë, drejtuesit federuan lojtarin për ndeshjet e Europës edhe pse ai nuk u bashkua asnjëherë me ekipin. Largimi i Fejzullahu­t sjell edhe humbje financiare për klubin e kuq, duke qenë se në drejtim të mbrojtësit ka pasur një ofertë nga kampionati turk, nga e cila kryeqyteta­sit do të përfitonin jo pak, por 150 mijë euro. Sa i takon të ardhmes së lojtarit, sipas të gjitha gjasave ajo do të jetë te kampionët e Skënderbeu­t që kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania