Panorama Sport (Albania)

Gjici: Besoj tek Emini, i kalojmë austriakët

-

Safet Gjici beson te kalimi i turit të dytë në Ligën e Europës. Presidenti i Kukësit, në një bisedë për "Supersport", foli për ndeshjen ndaj Austrisë së Vjenës dhe merkaton, ndërsa u bëri apel tifozëve të mbushin stadiumin të enjten. "Rezultati më i drejtë në ndeshjen e parë ndaj Austrisë së Vjenës do të ishte barazimi. Pjesa e parë u mor pak me frikë nga lojtarët tanë, duke menduar se kundërshta­ri ka një emër të madh.

Unë besoj fort në përmbysjen e këtij rezultati në ndeshjen e kthimit. Duhet të luajmë si në pjesën e dytë në Vjenë. Ajo paraqitje na jep besim për të kaluar turin. Nëse shënojmë brenda 45 minutave të para, mendoj se kemi shanse të mira. Lojtarët janë të qetë nga ana psikologji­ke, kam shumë besim edhe tek Emini. Ai e kishte rastin për shënim, por nuk e ktheu në gol. Megjithatë, futbolli është me fat dhe shpresojmë që ta kemi të enjten", ka deklaruar fillimisht Gjici. Presidenti kërkon mbështetje­n e tifozëve, teksa bëri apel për të gjithë sportdashë­sit. "Kemi nevojë më shumë se kurrë për tifozët. Jo vetëm për ata që bëjnë tifo për Kukësin, por për të gjithë sportdashë­sit. Me turet që kemi kaluar në Europë gjatë këtyre viteve i kemi dhënë një imazh ndryshe futbollit shqiptar. Kur luajmë në Europë, nuk përfaqësoj­më vetëm klubin tonë, por të gjithë vendin", shtoi kreu i klubit kuksian, i cili nuk harroi të falënderon­te Skënderbeu­n për lojtarët e huazuar, Tiranën, si dhe FSHF-në. "I falënderoj këto klube, ashtu edhe presidenti­n Duka që na kanë ndihmuar me udhëtimet me çarter. Nuk bëhet fjalë për aleanca, por për bashkëpuni­m në të mirën e futbollit tonë. Si president i Kukësit do të bëja të njëjtën gjë, duke huazuar të gjithë lojtarët për të përforcuar ekipet që na përfaqësoj­në në Europë. Nuk jemi rivalë apo armiq", deklaroi Gjici. Në fund, ai konfirmoi se askush nga lojtarët nuk largohet. "Asnjë nga lojtarët nuk largohet, përkundraz­i ne do ta përforcojm­ë ekipin. Pero Pejiç te Kukësi? Nuk kam pasur biseda. Ai e ka numrin tim dhe nëse dëshiron të kthehet, mund të vijë të më takojë. Hasan Lika? Nëse e kalon turin, e ka blinduar postin e trajnerit", përfundoi presidenti i Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania