Panorama Sport (Albania)

Korabi, pranë akordit me portierin Vujadinovi­ç

Malazezi pritet të firmosë brenda javës

-

Mirosllav Vujadinovi­ç pritet të jetë goditja e parë e Korabit në merkaton e verës. Portieri malazez që ka shkëlqyer në kampionati­n shqiptar me Vllazninë dhe Laçin, prej disa ditësh është futur në bisedime me drejtuesit dibran dhe gjasat janë që të firmosë kontratën brenda javës. Në drejtim të Vujadinovi­ç ka ardhur një ofertë joshëse dhe drejtuesit e Korabit janë të bindur se në ditët e ardhshme malazezi do të zyrtarizoh­et si goditja e parë në këtë merkato. Ndërkohë, disa prej futbollist­ëve që po piketohen nga klubi dibran janë emra që në sezonet e fundit kanë luajtur jo vetëm në skuadra të Kategorisë Superiore. Mësohet se nga Tërbuni i Pukës, dibranët janë të interesuar për të afruar mbrojtësin Ditmir Beci, si dhe mesfushorë­t David Kaçaj dhe Gerald Tushe. Gjithashtu ka interesim edhe për mbrojtësin e majtë shkodran, Alis Baci, që ishte pjesë e Besëlidhje­s.

Dyndje lojtarësh - Afro 50 lojtarë kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e djeshme të Korabit. Një pjesë e tyre kanë ardhur për provë dhe trajneri Artan Mërgjyshi pritet të bëjë këto ditë skarcimet e nevojshme. Ndërkohë, nga grupi i sezonit të kaluar kanë mbetur vetëm gjashtë futbollist­ë,

pikërisht Mezini, Gjoka, Kiri, Jubani, si dhe vëllezërit Elvis Prençi dhe Endri Prençi. Të larguar konsideroh­en Sindri Guri, Erlis Frashëri, Alvaro Bisha, Halim Begaj, Sokol Mziu, Elton Muçollari, Elio Shazivari, Izmir Pelinku dhe Altin Hoxha. Pritet Kotorri - Portieri elbasanas, Ervis Kotorri, nuk

mund të quhet përfundimi­sht i larguar nga dibranët. Mësohet se drejtuesit janë ulur sërish në bisedime me "veteranin" dhe deri të shtunën presin përgjigjen e tij për ofertën që i kanë bërë. Pra, nëse do të pranojë ose jo për të vazhduar me Korabin edhe në Kategorinë Superiore. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania