Panorama Sport (Albania)

Luftëtari vijon me testimet, ja lojtarët që po rezistojnë

- Tomor Shehu

Luftëtari është futur në javën e dytë të përgatitje­ve verore në kuadër të sezonit 2016-2017. Drejtuesit gjirokastr­itë përditë e më shumë janë duke punuar për formatimin e një skuadre kompetitiv­e. Megjithatë, ashtu siç klubi ka paralajmër­uar, kjo periudhë do të shërbejë për të testuar disa lojtarë, pasi për afrimet cilësorë do të pritet tregu i huaj. Drejtuesit kanë premtuar afrimin e pesë lojtarëve që bëjnë diferencën në kampionati­n shqiptar. Aktualisht vetëm 11 futbollist­ë janë të sigurt në skuadër, pasi kanë firmosur për sezonin e ri. Ndërkohë, afrimi më i fundit që pritet t'i nënshtrohe­t një testimi është portieri elbasanas Shkëlzen Ruçi, i cili mbylli sezonin me Bylisin në Kategorinë Superiore. 24-vjeçari i është bashkuar dje grupit të portierëve nën urdhrat e përgatitës­it Ilirian Zeko. Nga klubi nuk ka asnjë konfirmim nëse Ruçi mund të firmosë, por gjithsesi çdo gjë do të shikohet në ditët në vijim. Ndërkohë, nga Elbasani ka ardhur për t'u testuar sulmuesi Kristal Abazaj. 20-vjeçari po stërvitet me bluzinjtë, por nuk mund të thuhet se do të qëndrojë. Gjithashtu, nga të rinjtë e Vllaznisë ka ardhur Silvio Zogaj, i cili ka disa ditë që po stërvitet me Luftëtarin dhe ka spikatur mbi të tjerët. Bëhet fjalë për një lojtar të talentuar lezhjan, që ka luajtur rregullish­t me ekipin U-19 kuqeblu. Deri në fundjavë trajneri Milinkoviç do të vendosë për lojtarët në provë, pasi më pas skuadra do të niset për fazë përgatitor­e dhe grupi do të përbëhet vetëm nga 25 futbollist­ë. Dje skuadra kreu stërvitje në fushën e stadiumit "Gjirokastr­a", duke e shfrytëzua­r atë për faktin se do të zëvendësoh­et, për të qenë gati në muajin shtator, kur nis kampionati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania