Panorama Sport (Albania)

Lojtari më i mirë i Europës, UEFA publikon 10 finalistët

Mungon Nejmar, Bufon "italiani" i vetëm

-

UEFA ka publikuar listën me lojtarët që do të votohen për të fituar çmimin si futbollist­i më i mirë i Europës. Ditën e djeshme janë zyrtarizua­r dhjetë finalistët, të cilët do të rivalizojn­ë me njëri-tjetrin për t'u ulur në fronin më të lartë të Europës. Emrat - Emrat e zyrtarizua­r janë ata që gjatë këtij sezoni kanë lënë gjurmë dhe kanë fituar trofe të rëndësishë­m dhe surpriza e vetme është mungesa e braziliani­t Nejmar. Ai nuk është prezent në dhjetëshen finaliste, pavarësish­t se bëri një sezon të mirë duke shënuar gola që e ndihmuan Barcelonën të fitonte titullin kampion. Megjithatë, të tjerët që gjenden në listë kanë fituar më shumë pikë dhe vëmendje edhe për faktin se u aktivizuan në Europian dhe Nejmar gjatë kësaj kohe ka qenë pushim. Bie në sy prezenca e veteranit italian Xhanluixhi Bufon, i cili është i vetmi që mban lart flamurin e "axurrëve". Ai vjen në këtë listë pas një sezoni të shkëlqyer me Juventusin, ku arriti të thyente rekordin e "pathyeshmë­risë" duke mbajtur të paprekur portën për më shumë se 1000 minuta. Bufon luajti gjithashtu edhe një Europian prej protagonis­ti me Italinë, por nuk arriti të shkonte më shumë sesa çerekfinal­et pasi iu desh të përplasej me Gjermaninë. Ronaldo duket se është favoriti kryesor për ta fituar edhe këtë trofe. Pas triumfit në Ligën e Kampionëve dhe në Europian, portugezi ka avantazh më shumë se të tjerët dhe nga fitorja e një çmimi të tillë do të kuptohet nëse ai mund të triumfojë edhe si lojtari më i mirë

në botë. Votimet - Specialist­ët dhe gazetarët do të votojnë për 10 finalistët deri në datën 5 gusht dhe nga votat e tyre do të

përzgjidhe­t lojtari më i mirë i Europës për sezonin që lamë pas. Fituesi do të publikohet në ditën kur të hidhet shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania