Panorama Sport (Albania)

Zidan tremb Juventusin: Pogba është lojtari ideal për Realin

Trajneri: Hames do vazhdojë të qëndrojë me ne

- Pogba - " Hames - Objektivat - Morata -

Në daljen e tij të parë zyrtare të sezonit të ri, Zinedin Zidan ka lëshuar një sinjal të fortë për Juventusin dhe, mbi të gjitha, për presidenti­n e tij, Florentino Perez. Ditën e djeshme është publikuar lajmi se Reali është futur në garë për Pogbanë dhe trajneri francez e shprehu pëlqimin e tij lidhur me futbollist­in e bardhezinj­ve. Ai foli edhe për tema të ndryshme të merkatos, por tregoi edhe synimet mbi sezonin e ardhshëm.

E kam thënë edhe më parë që ai është lojtar fantastik dhe mua më pëlqen shumë mënyra se si luan. Do të më bënte komod nëse e kisha, por unë kam edhe futbollist­ë të tjerë shumë të mirë. Për momentin, Pogba është i Juventusit dhe nuk mund të them asgjë më tepër. Shpresoj që ai të vazhdojë të jetë në këto nivele".

"Është futbollist i Realit dhe do të vazhdojë të jetë i yni. Do të flas me të kur të vijë në grumbullim për të kuptuar dëshirat dhe qëllimet që ka. Kolumbiani është një lojtar me vlera dhe do të na ndihmojë për sezonin e ardhshëm".

"Ne do të luftojmë në të gjitha kompeticio­net që marrim pjesë. Kampionati, Liga e Kampionëve, Kupa e Mbretit. Fillimisht kemi një finale me Sevijen për Superkupën e Europës dhe duhet ta fitojmë. Pastaj do ta nisim hap pas hapi sezonin tonë".

"Ai ka qenë gjithmonë lojtar i Realit dhe jam i lumtur që do të rikthehet sërish të jetë pjesë e jona. Është njeriu i shtëpisë dhe e di shumë mirë çfarë do të thotë të jesh lojtar i Realit". Perez - "Presidenti është i gatshëm për të bërë gjithçka që të na ndihmojë. Ai e dashuron këtë klub dhe më ka shprehur mbështetje­n për të ardhmen. Lajmet që qarkullojn­ë për një krisje mes nesh nuk janë aspak të vërteta".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania