Panorama Sport (Albania)

Akuzohet Rusia, dopingu prej shërbimeve sekrete

Ka dyshime për mashtrime me 312 analiza të sportistëv­e

- OLGERT SERANI

Thellohet skandali i dopingut në Rusi. Laboratori i Antidoping­ut në Moskë dhe Soçi është nën akuzë pasi ka manipuluar një numër të madhe të testeve pozitive të sportistëv­e rusë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore që u zhvilluan në Soçi në vitin 2014. Akuza vjen nga Agjencia Botërore e Antidoping­ut (WADA), në raportin e një komisioni të pavarur. Ky raport është përgatitur nga profesori kanadez i ligjit sportiv Riçard MekLaren dhe u bë publik prej tij në një konferencë për shtyp në Toronto. MekLaren, ishanëtar i Komisionit të Pavarur të WADA-s ka zbuluar praktikën e dopingut dhe korrupsion­it të atletëve rusë nën mbikëqyrje­n e Ministrisë Ruse të Sportit, madje edhe të Shërbimeve Sekrete (FSB, ish-KGBja e famshme). Në raportin e WADA-s ka pretendime për një manipulim nga autoritete­t e Moskës dhe Soçit për të paktën 312 raste. Dhe dopingu ka qenë sistematik duke filluar nga Lojërat e Vankuverit në vitin 2010 dhe duke u shtrirë në mjaft sporte. Nën hetim janë Olimpiada e Londrës në 2012-ën, kampionati botëror i atletikës në Moskë në vitin 2013 dhe me ai i notit në Kazan në 2015-ën. MekLaren argumenton se denoncimi mbështetet në prova të mjaftueshm­e dhe se për çdo gjë është informuar vazhdimish­t në rastin e Lojërave të Soçit zëvendësmi­nistri i Sporteve, Juri Nagorniki. "Ministri i Sportit nuk mund të mos ishte në dijeni duke pasur parasysh madhësinë e fenomenit", është

pretendimi i MekLaren. Denoncimi i MekLaren vjen vetëm 24 orë pas kërkesës së 10 laboratorë­ve antidoping në disa shtete (ku vlen të përmenden dy superfuqit­ë sportive, Amerika dhe Gjermania) dhe disa sportistëv­e për përjashtim­in e përfaqësue­ses olimpike ruse nga Lojërat e gushtit në Rio de Zhaneiro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania