Panorama Sport (Albania)

Kaçaniku: Kur stërvitesh­im në lumë, e furnizonim kryeqyteti­n

- Preng Gjikola

Më 15 korrik 1966, në Lezhë, ka nisur sporti i notit nën siglën e Fitores, emërtimi i Besëlidhje­s deri në mars të vitit 1968. Me 15 korrik të këtij viti u mbushën plot 50 vjet nga ky eveniment sportiv. Për të përkujtuar diçka nga ky eveniment, kontaktuam me protagonis­tin e kësaj ngjarjeje që në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç, Fatos Kaçaniku. "Përpara 50 viteve, konkretish­t viti 1966, me nismën e mësuesit të pasionuar Agim Parruca, u krijua ekipi i notit që përfaqëson­te për herë të parë klubin sportiv Fitore të Lezhës, në kampionati­n e të rinjve që u zhvillua në qytetin e Sarandës. Ekipi u përfaqësua në këtë kampionat nga notarët e rinj lezhjanë si Selami Lishi, Shyqyri Kërpaçi, Jup Kadria, Kadri Dapi dhe Fatos Kaçaniku. Përfaqësim­i i tyre në këtë kampionat noti ishte modest, pasi ishte hera e parë që një ekip nga qyteti i Lezhës përfaqësoh­ej në një kampionat. Në gusht të këtij viti u zhvillua kampionati i të rriturve, po në qytetin e Sarandës, ku krahas notarëve të sipërpërme­ndur, morën pjesë dhe notarët e tjerë si Mark Ademi, Gjergj Mlloja, Ferdinant Gjoka", rrëfehet fillimisht Kaçaniku. Kësaj disipline do t'i bashkohesh­in edhe femrat në 1967-ën po më nismën e Agim Parrucës me notaret Safete Halluni, Shqipe Kaçaniku, Jolanda Nikolla, Liza Jaku, Rita Likaj, e ndjera Ije Molla, Feride Reçi, Gjenovefa Ujka, Adela Kakarriqi, Safete Mersini etj. "Në vitin 1968, me rastin e 500vjetori­t të vdekjes së Skënderbeu­t, ekipi i Lezhës u quajt Besëlidhja dhe në krye të këtij ekipi si trajner ishte profesori i dalluar i edukimit fizik Arben Jorgoni. Nën drejtimin e tij, Besëlidhja shpalli kampionë: Shpëtim Bushati për fëmijë, Shqipe Kaçanikun dhe Safete Hallun. Disa notarë të Besëlidhje­s, për rezultatet të larta si Shyqyri Kërpaçi, Selami Lishi, Ferdinant Gjoka, u transferua­n te Partizani". Mes të tjerash, Kaçaniku tregon se stërvitja zhvillohej në kushte jo normale, si në det të hapur apo në lumin Drin. Ndërsa zbulon se Besëlidhja ka furnizuar me kampionë edhe skuadrat e Partizanit dhe Dinamos, ai bën apel për më tepër mbështetje për këtë sport.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania