Panorama Sport (Albania)

Vjen një sulmues nga Liga e Dytë serbe

Klubi: Lojtari është produkt i shkollës së Bajernit të Mynihut

-

Tirana ka konfirmuar një përforcim për se zonin e ardhshëm dhe bëhet fjalë për një sulmues 21-vjeçar nga Nigeria. Në një komunikatë, bardheblut­ë kanë konfirmuar që është arritur marrëveshj­a me Emeka Emerun. "Sulmuesi nigerian Emeka Emerun ka mbërritur sot (dje) në mesditë në resortin ku skuadra është grumbullua­r në Zlatibor. Ai do të jetë pjesë e Tiranës, pasi më parë është gjetur akordi për të nënshkruar një kontratë. Emerun do të kryejë nesër (sot) testet mjekësore dhe më pas do t'i bashkohet skuadrës në stërvitje për të zyrtarizua­r më pas marrëveshj­en që e bën zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi 21vjeçar ka bindur stafin teknik që ka ndjekur disa nga ndeshjet e fundit që ai ka zhvilluar në Serbi me skuadrën e Sloboda Uzices. Emerun është produkt i shkollës së Bajern Mynih, ndërkohë që para se te transferoh­ej te Sloboda ka luajtur në Tunizi për dy sezone. Sulmuesi është prezantuar sot ( dje) me skuadrën dhe tani është akomoduar në kampingun bardheblu në Zlatibor", thuhej në njoftimin e djeshëm të klubit. Ai ka luajtur vetëm 13 nga 29

ndeshje në total si titullar gjatë sezonit të kaluar, edhe pse ka qenë pjesë e një klubi si Sloboda Uzice që militon në kategorinë e dytë të Serbisë. Madje, ata nuk arritën as të sigurojnë mbijetesën, duke u rrëzuar në kategorinë e tretë. Nigeriani ka gjetur

rrugën e rrjetës katër herë përgjatë 1078 minutave të aktivizimi­t gjithë sezonit. Në të shkuarën, ka qenë pjesë e dy klubeve tuniziane, ndërsa për afro 4 muaj ka qenë pjesë e organikës së Bajern Mynih U- 19. Tirana ka qenë mjaft aktive gjatë merkatos së verës,

duke konfirmuar deri tani afrime si Ilion Lika, Marvin Turtulli, Afrim Taku, Asion Daja dhe Ansi Nika. Ndërkohë, janë larguar disa prej titullarëv­e të edicionit të kaluar, si Elis Bakaj, Masato Fukui, Dejan Karan apo Argjend Malaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania