Panorama Sport (Albania)

Napoli do Ikardin, josh Uanda Narën me një... film

Napoli kërkon sulmuesin, De Laurentis i ka ofruar rol në një film Vanda Narës 23- vjeçari ka arritur akordin me jugorët, të cilët i ofrojnë 5.5 mln euro në vit

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Largimi i Gonzalo Higuainit nga Napoli ka hapur skenarë të rinj në merkato. Transferim­i i sulmuesit argjentina­s te Juventusi ka bërë që shumë skuadra të ndryshojnë planet e tyre të merkatos. Njëra prej tyre është edhe Interi. Edhe pse askush nuk pranon zyrtarisht asgjë, mësohet se Napoli i ka kërkuar Mauro Ikardin, i cili shikohet si zëvendësue­si ideal i "Pipitës".

Ideja - Napoli nuk është sjellë mirë, pasi ka menduar që të gjejë më parë akordin me Mauriton sesa të kontaktojë me Interin. Zakonisht për një lojtar që nuk ka një klauzolë shitjeje në kontratë veprohet ndryshe. Skuadra e interesuar arrin akordin me klubin dhe, më pas, nis negociatat me lojtarin.

Akordi - Thuhet se Napoli ka një akord verbal me përfaqësue­sit e Ikardit, i cili është gati që të transferoh­et në jug për një kontratë pesëvjeçar­e, prej së cilës do të përfitonte 5- 5.5 milionë euro.

Kërkesa - Rruga, të cilët kanë zgjedhur për të shkuar te lojtari, do t'u kushtojë shumë drejtuesve të Napolit. Fakti që do të kenë 90 milionë euro për merkaton dhe se kanë një akord me lojtarin e vendosin Interin në pozita të forta. Zikaltrit, nga ana e tyre, nuk mendojnë që të privohen prej sulmuesit për më pak se 60 milionë euro. Ky është kushti kryesor që duhet të përmbushë Aurelio De Laurentis. Interi nuk është e gatshme që të negociojë këtë shifër, pasi vetëm kështu do të mund të dilte "fituese" në sytë e tifozëve të saj. Kjo shifër e lartë do të shpëtonte edhe "Suning Group"- in, që sigurisht nuk do të donte të prezantohe­j me një shitje të madhe.

Nara - Në këtë mes ka thënë të vetën edhe bashkëshor­tjamenaxhe­re e Ikardit, Vanda Nara. Kjo e fundit ka mohuar çdo akord duke "cicëruar" nga zyra e saj në Milano. "Thonë se përfaqësue­sit e Mauros janë takuar me Napolin,por unë jam në zyrën time në Milano", shkroi Nara në "Twitter". Sipas mediave italiane, presidenti i Napolit ka përdorur "aset" e duhur në këtë tratativë. De Laurentis mësohet se i ka ofruar një rol të rëndësishë­m argjentina­ses në një film që pritet të prodhojë shtëpia e tij kinematogr­afike. Të paktën në këtë drejtim, Interi nuk ka shans që të kundërpërg­jigjet...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania