Panorama Sport (Albania)

Të kuqtë bëjnë llogari, zbardhet plani i Sormanit

Batha dhe Krasniqi po mbajnë peng formacioni­n

- ABDULLA DUSHKU

Partizani e ka nisur të dielën me një anal izë të detajuar të kundërshta­rit. Trajneri Adolfo Sormani ka vendosur lojtarët para televizori­t, teksa është vëzhguar ndeshja e fundit që Salzburgu luajti dy ditë më parë për kampionati­n austriak kundër Shturm Gracit. Rivali i të kuqve humbi 3-1, por nga ky takim të kuqtë kanë ditur çfarë të mësojnë për Salzburgun. "Janë të frikshëm, por edhe Ferencvaro­shi i tillë ishte në letër". Ky është konkluzion­i që kanë nxjerrë stafi teknik dhe lojtarët pasi kanë parë për 90 minuta para TVsë ekipin austriak. "Siç e shikoni, kundërshta­ri ynë është shumë mirë fizikisht dhe ne duhet të bëjmë një sforco të madhe në fushë për të tentuar rezultatin pozitiv", mësohet t'u ketë thënë fillimisht trajneri Sormani lojtarëve. Burime të "Panorama Sport" pranë skuadrës së kuqe bëjnë të ditur se lojtarët janë impresionu­ar më shumë nga sulmuesi i Salzburgut, Xhonatan Soriano, i cili u aktivizua në pjesën e dytë. Spanjolli është kapiten i ekipit dhe një prej golashënue­sve më të mirë në katër sezonet e fundit në kampionati­n austriak. Eksperienc­a e 30-vjeçarit dhe, për më tepër nuhatja para portës, bën që të kuqtë të marrin masa për një markim special, ashtu si ndodhi në ndeshjen e kthimit ndaj Ferencvaro­shit, kur hungarezi Bode u "eliminua". Mësohet se, gjatë vëzhgimit të kundërshta­rit, Sormani disa herë ka ndalur pamjet vizive dhe ka dhënë këshilla. "Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Janë dy ndeshje dhe nuk dua të rrëmbehemi nga euforia. Duhet të luajmë në grup dhe t'i bllokojmë që në mesfushë. Ju e shikoni vetë, nuk mund t'u lësh këtyre lojtarëve hapësira", ka thënë trajneri para skuadrës. Edhe pse në fushë pritet të jenë disa lojtarë me tipare ofensive si Vila, Trashi, Fili, Ekuban dhe Torasa, sërish këta të fundit do të sakrifikoh­en, duke nisur mbrojtjen që te zona mike.

Dilemat - Idriz Batha dhe Gëzim Krasniqi mbajnë peng formacioni­n e Partizanit kundër Salzburgut. Mesfushori është futur dje në stërvitje me grupin, por në momentin që trajneri Sormani ka provuar titullarët që pritet të hedhë në fushë nesër, gjirokastr­iti ka bërë vetëm vrapime të lehta. Batha ndien dhimbje në kavilje dhe vetëm në seancën e fundit do të vendoset nëse do ta nisë nga minuta e parë ose jo. Sormani nuk do që të rrezikojë, pasi mund të përsëritet precedenti i Hungarisë, kur mesfushori la fushën pas 20 minutave. Nga ana tjetër, një problem më të lehtë ka Krasniqi, por gjithsesi mbrojtësi lufton për një vend me Atandën. Shtatlarti është më i avantazhua­r për të qenë titullar, por ashtu si dhe për Bathën, Sormani do të vendosë sot për mbrojtësin. Seanca e djeshme në Pezë ka nisur në orën 19:15. Në 20 minutat e para skuadra ka bërë vrapime dhe ushtrime me topin. Më pas, Sormani ka provuar skema për nisjen e manovrave sulmuese me katër mesfushorë dhe dy sulmues. Në fund janë provuar goditjet standarde. Në total është zhvilluar 90 minuta stërvitje, me Sormanin që ka mbetur i kënaqur nga angazhimi i lojtarëve, të cilët po kalojnë një formë të mirë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania