Panorama Sport (Albania)

Akord me Micin, mbrojtësi: Vendos për dy ditë

Në kampin e kuq, lojtarin fierak e konsideroj­në tashmë pjesë të tyre

-

Drejtuesit e Partizanit kanë bërë një goditje cilësore për sezonin e ardhshëm futbollist­ik në repartin e mbrojtjes. Burime pranë klubit të kuq kanë bërë me dije se është arritur akordi me Gledi Micin, i cili është aktualisht futbollist i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Kukësin në momentin e mbylljes së aventurës europiane. Megjithatë, lojtari, i kontaktuar nga "Panorama Sport", nuk e ka mohuar një akord të tillë, por thjesht ka thënë që është me pushime. "Ka pasur shumë zëra kohët e fundit që më kanë çuar sa te Skënderbeu, sa te Partizani. Unë aktualisht jam me pushime dhe pas 2-3 ditësh do të vendos", ka thënë lojtari. Por, pavarësish­t kësaj deklarate, në kampin e kuq e bëjnë të mbyllur gjithçka dhe pritet që menjëherë pas kthimit të futbollist­it nga pushimet të bëhet edhe zyrtarizim­i i tij në kampin e kuq. Nga ana tjetër, drejtuesit e Kukësit vazhdojnë të shpresojnë se lojtari i tyre mund të rinovojë edhe për një sezon tjetër, por gjasat që një gjë e tillë të ndodhë janë të vogla, pavarësish­t ofertës së majme financiare që lojtarit mund t'i bëhet. Përveç Micit, Partizani synon edhe kapitenin dhe qendërmbro­jtësin e Kukësit, Renato Malota, që gjithashtu është pa një kontratë. Por, për të marrë shërbimet e tij, kryeqyteta­sit duhet të mposhtin konkurrenc­ën me Flamurtari­n, por edhe Kukësin, që dëshiron të vazhdojë ta mbajë lojtarin në përbërje. Nuk duhet të harrojmë se Malota dy vitet e fundit është përfolur gjithmonë si një përforcim i mundshëm për Partizanin, por asnjëherë nuk është arritur akordi dhe ky mund të jetë sezoni që transferim­i të kryhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania