Panorama Sport (Albania)

"Blindohet" Elbasani, 222 policë për ndeshjen

- V. Mema

Policia e Elbasanit ka marrë masa tepër të rrepta për një zhvillim normal të ndeshjes së sotme mes Partizanit dhe Salzburgut, e vlefshme për turin e tretë eleminator të Champions League. Duke parë numrin e lartë të policëve që pritet të jenë të pranishëm në këtë përballje, uniformat blu kanë kërkuar mirëkuptim si nga ata që do të jenë në stadium, ashtu edhe nga qytetarët vendas. Njoftimi - "Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizati­ve në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombët­are të futbollit ndërmjet ekipeve Partizani i Shqipërisë - Red Bull Salzburg i Austrisë që do të zhvillohet më datë 26.07.2016, në orën 20:15, në stadiumin 'Elbasan Arena'. Sa më sipër, më datë 26.07.2016 ju bëjmë me dije se: Nuk do të lejohet parkimi i automjetev­e përreth dhe përballë stadiumit deri në përfundim të ndeshjes. Nga ora 18:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve nga 'Kryqëzimi i romëve' deri te 'Kryqëzimi i tapetave'. Nga 'Kryqëzimi i rrugës së tapetave' deri tek 'Ish-Konservimi' nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 222 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe nga FNSHja. Nuk do të lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë. Të gjithë sportdashë­sit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: sende të forta, shishe (të çfarëdollo­ji), fishekzjar­rë, monedha apo metale (të çfarëdollo­ji), çelësa të ndryshëm. Në të kundërt, NUK do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit do të kontrolloh­en të gjithë sportdashë­sit. Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 18:30 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura. Drejtoria e Policisë Elbasan u kërkon qytetarëve që të minimizojn­ë më datë 26 korrik lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti", mbyllet deklarata e policisë vendore, e shpërndarë gjatë ditës së djeshme për mediat. Edhe në ndeshjen e parë ndaj Ferencvaro­shit, që u zhvillua në Elbasan, nuk është krijuar asnjë problem nga ana e ultrasve të kuq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania