Panorama Sport (Albania)

Shiten 2 mijë bileta, tifozët drejt Elbasanit

- Udhëtimi -

Interesi për ndeshjen e sotme që Partizani do të luajë ndaj Salzburgut, në orën 20:15, në stadiumin "Elbasan Arena" është mjaft i madh nga tifozët e Partizanit. Deri pasditen e djeshme, nga kompania që menaxhon shitjen e biletave mësohet se ishte tërhequr nga tifozët e Partizanit një shifër prej 2 mijë të tilla dhe numri i të interesuar­ve ishte i lartë. Ndërkohë që shitja do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme në ambientet e Pallatit të Sportit "Asllan Rusi", por edhe pranë stadiumit "Elbasan Arena". Bileta në tribunën VIP kushton 20 mijë lekë të vjetër, ndërsa tribunat A2, A3 dhe B3 15 mijë lekë të vjetër. Një biletë në tribunën E do të kushtojë 5 mijë lekë të vjetër, ndërsa në tribunën C2 ku edhe do të qëndrojë grupimi "Guerrils", një biletë kushton vetëm 2 mijë lekë të vjetër. Tifozëria austriake do të akomodohet në tribunën C3.

Klubi i kuq ka vendosur autobusë falas për tifozët e tij, që do të nisen në orën 18:00 nga Pallati i Sportit "Asllan Rusi". Numri limit i tyre është 20, por edhe mund të shtohet në varësi të kërkesave. "Guerrils" ka nisur pas kthimit nga Budapesti organizime­t për këtë ndeshje dhe pritet që në shkallët e stadiumit të ketë spektakël.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania