Panorama Sport (Albania)

Shqiptari i Salzburgut: Dua të shënoj, na mjafton 1-0

-

Mesfushori kosovar i Salzburgut, Valon Berisha, është i kënaqur me një fitore 1-0 ndaj Partizanit. Sipas tij, e rëndësishm­e në këtë takim është që të shënojnë, por gjithashtu të mos pësojnë. "Të jem i sinqertë, nuk e njoh ekipin e Partizanit. Thjesht kam dëgjuar që është një klub me emër të madh në Shqipëri. E di që do të jetë një lojë e fortë dhe ata nuk do të tolerojnë, pasi jo më kot kanë ardhur deri në turin e tretë. Nuk mendoj se do të bëhet shumë e veçantë, sepse unë jam shqiptar. Ky është futbolli", ka thënë mesfushori me tipare sulmuese. "Jemi përgatitur vetëm për fitore. Duam të bëjmë një lojë të mirë, ashtu si gjithmonë tentojmë të luajmë. Së pari, duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje. Për ne, një rezultat i kënaqshëm është edhe 1-0. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishm­e për Salzburgun, sepse bëhet fjalë për të qëndruar në Ligën e Kampioneve. Të gjithë e dimë rëndësinë, kështu që e kemi marrë me shumë seriozitet këtë ndeshje. Jam i bindur që do të luajmë mirë. Nëse do të më jepet rasti, do të shënoj. Natyrisht kjo është detyra ime, do të luftoj për të realizuar", përfundoi Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania