Panorama Sport (Albania)

Laçi zbret në fushë, firmosin tre lojtarë kavajas

Mbërrijnë tre brazilianë­t, qëndron Malindi

- Prezantimi - A.Dushku

Më në fund ka nisur gjallërimi laçian, por me nuancë "braziliane", pasi timonieri i ri do të jetë një brazilian si dhe 5 futbollist­ë janë me origjinë nga ky shtet. Dje pasdite, në orën 18:30, në Qendrën Kombëtare Stërvitore në Kamëz ka startuar faza përgatitor­e e skuadrës kurbinase. 33 futbollist­ë ishin të pranishëm në këtë seancë stërvitore, ku vetëm 5 prej tyre figurojnë nga "garda e vjetër". Në këtë prezantim: Gentjan Selmani, Enco Malindi, Eglentin Gjonaj, Regi Lushkja dhe Drilon Musaj i përkasin organikës së ekipit që e mbylli sezonin e kaluar jashtë Kupave të Europës. Gjithashtu, me skuadrën kurbinase ka firmosur kontratë trevjeçare edhe talenti Kris Hyseni, i cili më parë ka luajtur me skuadrat e moshave të Olimpik Lionit. Deri më tani janë konfirmuar 4 lojtarë brazilianë dhe pikërisht Rafael Mederos e Robert Ribero që e kanë arritur akordin me klubin laçian si dhe Maikon Eskuerdo dhe Rikardo Silva de Almeida, të cilët do të jenë në provë. Gjithashtu, janë konfirmuar edhe 3 futbollist­ët kavajas, Alket Çelhaka, Denis Biba dhe Darli Bajaziti. Të gjithë këta futbollist­ë po përbëjnë bërthamën e ekipit të ri laçian, pas atij eksodi të 9 titullarëv­e. Në provë, përveç këtyre 12 lojtarëve të konfirmuar më lart, ishin të pranishëm edhe 21 lojtarë të tjerë, të cilët do të duhet të bindin më parë stafin teknik dhe atë drejtues, përpara se të nënshkruaj­në një kontratë me Laçin. Midis tyre janë 4 lojtarë nigerianë: Përgjini, Kastrati, Mehidri, Lika etj.

Marselo Troisi është prezantuar përpara se skuadra të niste nga puna për përgatitje­t e këtij sezoni të ri. Pas përshëndet­jes fillestare me grupin e lojtarëve, trajneri i ri u tha lojtarëve: "Ende nuk është vonë, pasi kemi rreth një muaj kohë dhe ekipi shumë shpejt do të marrë formë.

Nuk do të jetë skuadër që vetëm të diskutojë mbijetesën, por do të jetë i tillë si në sezonet e kaluara ku do të duhet të kemi pretendime dhe të arrijmë objektiva. Mbështetja e drejtuesve të klubit nuk do të na mungojë dhe me punë e përkushtim ne do të arrijmë gjithçka", është shprehur Troisi përpara grupit aktual të lojtarëve të Laçit.

 ??  ?? Marselo Troisi gjatë seancës së parë stërvitore me Laçin
Marselo Troisi gjatë seancës së parë stërvitore me Laçin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania