Panorama Sport (Albania)

Valdrin Rashica del në stërvitje me Teutën, dilema për Rizvanin

-

Nën urdhrat e trajnerit Ahmataj, Teuta është grumbullua­r ditën e djeshme për të rinisur punën për përgatitje­t në lidhje me edicionin e ri. Trajneri elbasanas dhe ndihmësit e tij Jakupi e Kapllani kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore pas ndeshjeve të Europa Ligës. Skuadra e paraqitur në ndeshjet e vlefshme për eliminator­et në turneun europian ka disa ndryshime, ku me grupin nuk janë parë Moçka dhe Lena. Dy ish-lojtarët e Flamurtari­t nuk kanë përfunduar bisedimet me drejtuesit dhe nuk dihet ende nëse do të jenë apo jo pjesë e durrsakëve për sezonin e ardhshëm. Në bisedime është dhe kapiteni Rizvani, e ardhmja e të cilit është në pikëpyetje tek ekipi i Teutës. Kapiteni nuk ka zhvilluar stërvitje me ekipin në seancën e djeshme, por pret mbylljen e bisedimeve me drejtuesit e klubit, të cilët janë treguar të hapur me të gjithë lojtarët për të biseduar rreth kontratave që kanë me klubin apo dhe për rinovimin e kontratave me ata lojtarë që e kanë përfunduar bashkëpuni­min me "Djemtë e Detit". Më e thjeshtë duket situata për Hodon, Hysenin, Kotobellin dhe Erand Hoxhën, të cilët pritet të rinovojnë nga dita në ditë, duke mos e pasur problem hedhjen e firmës në kontratë për vazhdimësi­në e tyre me skuadrën durrsake. Në stërvitje është parë dhe ish-mesfushori i Skënderbeu­t, Valdrin Rashica, i cili është bashkuar me durrsakët. Sipas informacio­neve që "Panorama Sport" disponon, kosovari është në provë tek ekipi durrsak dhe pritet që në ditët në vazhdim të mbyllë edhe bisedimet me drejtuesit e Teutës. Ndryshime ka, lëvizjet sapo kanë filluar, por mësohet se nuk do të jenë vetëm këto përforcime­t e Teutës në këtë merkato, pasi priten lojtarë të tjerë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania