Panorama Sport (Albania)

Tirana në kërkim të sulmit, vijon me dy seanca stërvitore

-

Bardheblut­ë vijojnë me përgatitje­t në Serbi. Skuadra kryeqyteta­se është duke zhvilluar fazën përgatitje dhe trajneri Daja është duke zbatuar programin stërvitor për të tijtë. Edhe dita e djeshme ka qenë me ngarkesë të plotë stërvitore, ku dita e djeshme ka qenë me dy seanca. Gentjan Muça dhe Majkëll Peçi janë stërvitur të diferencua­r. Lojtarët kanë zhvilluar stërvitje si gjatë paradites së djeshme, ashtu edhe gjatë pasdites. Ndërkohë, me largimin e Emerun, te kampi i bardhebluv­e është rihapur edhe një herë pista e kërkimit të sulmuesve. Drejtuesit janë në punë e sipër për plotësimin e organikës dhe duhet të afrojnë lojtarë në repartin e avancuar, për t'ia vënë trajnerit në dispozicio­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania