Panorama Sport (Albania)

Gërçaliu çon në “gjyq” Tiranën

Klubi i kundëpërgj­igjet me shkresë: I gjithë detyrimi i pretenduar janë gjoba ndaj lojtarit

- OLSI TUJANI

R onald Gërçaliu është ende një lojtar nën kontratë i Tiranës, por duket qartësisht që klubi nuk e ka në plane për edicionin e ardhshëm. Mes lojtarit dhe klubit duket se ka një mungesë komunikimi. Kjo, sa u përket zgjidhjes së çështjeve ligjore dhe kontraktua­le mes tyre. Së fundmi, të dyja palët kanë shfrytëzua­r institucio­nin e futbollit në vend për të komunikuar mes tyre në lidhje me kërkesa dhe ankesa që kanë në adresë të njëri-tjetrit. FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit është bërë vendi në të cilin si Tirana, ashtu edhe Gërçaliu dërgojnë kërkesa dhe ankesa kundrejt palës tjetër. Burime të gazetës "Panorama Sport" pranë institucio­nit të futbollit në vend kanë bërë me dije se ka qenë lojtari që ka bërë një kërkesë në lidhje me paga të prapambetu­ra drejtuar klubit. Një shkresë është depozituar në Federatën Shqiptare të Futbollit, në formën e një ankese për klubin. Lojtari ka vënë në dijeni edhe institucio­nin e futbollit në vend për pagesa të

palikuidua­ra nga klubi. Përgjigjja

Sërish në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, Tirana ka dërguar një përgjigje në emër të Gërçaliut. Klubi 24 herë kampion i Shqipërisë, në shkresën ku

i përgjigjet lojtarit, i bën me dije masat ndëshkimor­e, të cilat ai duhet të paguajë. Në këtë mënyrë, Tirana është shprehur me anë të letrës në federatë se pagesa e pretenduar si e prapambetu­r nga Tirana është e njëjtë me

shumën e përgjithsh­me të gjobave që Gërçaliu u detyrohet bardhebluv­e. Palët duket që kanë pësuar një ftohje mes tyre dhe ky komunikim, duke përdorur Federatën Shqiptare të Futbollit, është një shenjë e qartë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania