Panorama Sport (Albania)

Merkato e bluzinjve, Gava në listën e dëshirave

- T. Shehu

Teksa Luftëtari është duke vijuar përgatitje­t në tokën helene, në Nausa të Verias, drejtuesit gjirokastr­itë po punojnë vazhdimish­t për të formatuar skuadrën ideale me të cilën do të ballafaqoh­en mes më të mirave të futbollit shqiptar. Burime të besueshme për "Panorama Sport" bëjnë me dije se drejtuesit e Luftëtarit kanë projektuar prej kohësh elbasanasi­n Orgest Gava. Lojtari, i cili ka qenë pjesë e Bylisit sezonin e fundit, shihet si përforcimi i radhës për "mushkërinë" e mesfushës gjirokastr­ite. Orgest Gava karrierën sportive e ka nisur te skuadra e vendlindje­s, Elbasani, në vitin 2008. Në vijimësi ka mbajtur veshur fanellën e Shkumbinit deri në sezonin 20122013. Sezonin e fundit, ai e ka mbyllur te Bylisi, ndërkohë që në vitin e largët 2009 ka qenë pjesë e 20vjeçarëv­e të Kombëtares shqiptare. Në sezonin 2009-2011 ka veshur fanellën e 21-vjeçarëve të Shqipërisë. Aktualisht pjesë e Luftëtarit nën urdhrat e stafit teknik janë dy "gardianët" Festim Miraka dhe Shkëlzen Ruci, ndërkohë që një sezon më parë dorezat e portierit bluzi i ka mbajtur Irakli Toçi. Aktualisht te Luftëtari janë të konfirmuar 12 futbollist­ë si pjesë organike e sezonit të ri futbollist­ik. Sakaq, nga sot priten të nisin punimet për zëvendësim­in e tapetit aktual të fushës, ndërkohë që paralelish­t do të fillojë edhe rikonstruk­sioni i ambienteve të brendshme të stadiumit "Gjirokastr­a".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania