Panorama Sport (Albania)

Çelsi kërkon Marketin, buzëqesh Berisha

-

Antonio Konte mund t'i bëjë një nder portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha. Prej kohësh është folur se ky i fundit kërkon të jetë titullar në ekipin e Lacios, por nuk e ka pasur asnjëherë fatin sepse portieri i parë i bardhekalt­ërve ka qenë Marketi. Portieri italian kërkohet nga Çelsi dhe nga kjo lëvizje mund të përfitojë shqiptari, i cili prej disa vitesh është nën hijen e gardianit italian. Në rast se Marketi do të pranojë të transferoh­et në Angli, atëherë Berisha do të jetë portieri i parë i skuadrës së Lacios. Gjatë ndeshjeve miqësore, Berisha ka qenë titullar sepse Marketi ka qenë me pushime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania