Panorama Sport (Albania)

Alegri shpalos "arsenalin" e ri, ndaj Totenhemit ndryshon modulin

- Ndeshja - Kalendari - Pogba dhe merkato -

Sot, në orën 12:00, Juventusi do të zhvillojë miqësoren e fundit që ka në program në turneun që po zhvillon në Australi. Rivalja e radhës e "Zonjës së Vjetër" është Totenhemi i Poketinos. Për të prezantuar këtë duel, përballë gazetarëve doli dje Masimilian­o Alegri. Numri një i pankinës bardhezi zbuloi se do të rreshtonte të tijtë me modulin me katër mbrojtës dhe se do t'i jepte minuta blerjeve të fundit.

"Përballë Totenhemit pres një tjetër ndeshje. Nuk mendoj se do të jetë me ritme të ulëta siç ishte ajo që zhvilluam kundër Melburn Viktorit. Atyre që do të nisin ndeshjen si titullarë do t'u jap më shumë minuta në dispozicio­n edhe pse për disa bëhet fjalë për ndeshjen e parë të sezonit. Kjo ndeshje na shërben shumë për të parë se ku jemi sa i përket kondicioni­t fizik. Do të luajnë si Pjaniç dhe Benatia".

"Sa i përket kalendarit të Serisë A them se në fillim nuk do ta kemi aspak të lehtë pasi përballemi me një sërë skuadrash të forta. Por në fund kampionati­n e fiton ekipi që grumbullon një numër të caktuar fitoresh. Sigurisht që një start i tillë do të ishte i vështirë nëse llogarisim se një vit më parë kemi marrë një pikë në tri ndeshje. Në këtë pikë dua të bëj shaka dhe them se më keq se ç'kemi bërë një vit më parë nuk mund të bëjmë edhe pse në futboll nuk ka asgjë të sigurt".

"Për mua, merkato është një argument që nuk më pëlqen shumë që ta diskutoj, pasi unë jam këtu për të stërvitur lojtarët. Unë di vetëm se në Torino po punojnë shumë dhe po bëjnë një merkato të madhe".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania