Panorama Sport (Albania)

Menez rikthehet në Milano, "Djalli" i shpëton stuhisë

-

Milani ka shpëtuar për "një fije". Stërvitja e djeshme e kuqezinjve në Çikago ka nisur rreth orës 18:30 dhe ka zgjatur një orë. Mirëpo, vetëm disa minuta pasi trajneri Vinçenco Montela dhe lojtarët ishin larguar nga fusha e stërvitjes, një stuhi e fortë ka goditur shtetin amerikan. Për fat të mirë, gjatë stuhisë, lojtarët e Milanit ishin akomoduar në hotel, por çfarë frike. Sakaq, përtej oqeanit nuk vijnë lajme të mira për "Djallin". Sulmuesi francez Zheremi Menez është larguar nga grumbullim­i në SHBA dhe pritet që sot të prezantohe­t në Milano. Klubi kuqezi e ka justifikua­r largimin e lojtarit me anë të një komunikate për shtyp, duke thënë se ka ardhur si pasojë e një dëmtimi muskulor, mirëpo mund të fshihet diçka tjetër. Lojtari së fundmi i ka irrituar drejtuesit e Milanit, pasi deri më tani ka refuzuar çdo ofertë që i ka mbërritur. Adriano Galiani, gjatë një takimi kokë më kokë me Menezin, i ka komunikuar futbollist­it se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Vinçenco Montela për sezonin e ardhshëm, mirëpo duket se Menez për momentin po pret vetëm një ofertë nga ana e francezëve të Olimpikut të Marsejës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania