Panorama Sport (Albania)

Sinisha Mihajloviç sulmon Milanin për shkarkimin

-

Pas aventurës zhgënjyese me Milanin, Sinisha Mihajloviç do të rifillojë nga Torino, e cila i ka krijuar kushtet trajnerit në merkato që të synojë Europën. Serbi, gjatë një konference për shtyp, tha: "Objektivi ynë është që të nderojmë fanellën e Torinos dhe të kthehemi në Europë në harkun e dy viteve. Këtu kam gjetur bazat e duhura për të punuar mirë, ekziston një grup i shëndetshë­m dhe lojtarët kanë dëshirë të punojnë. Presidenti Kairo ka bërë lëvizje të rëndësishm­e për të përforcuar organikën tonë gjatë merkatos". Më pas, trajneri serb ka folur për debutimin në kampionat pikërisht kundër Milanit në "San Siro": "Do të jetë një ndeshje e vështirë, por unë do të kem një arsye më shumë për t'u paraqitur mirë. Në fund koha do të tregojë gjithçka, të gjithë e dimë se ku e kam lënë Milanin dhe ku ka përfunduar më pas", ka thënë ish-trajneri i kuqezinjve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania