Panorama Sport (Albania)

Hamilton: E pabesueshm­e që theva rekordin e Shumit

"Nuk do ta kisha arritur pa këtë staf të mrekullues­hëm"

- OLGERT SERANI

Luis Hamilton dek laroi se ende nuk po i besohet që ka arritur të thyejë rekordin e Mikael Shumakerit në Çmimin e Madh të Hungarisë. Piloti i Mercedesit hyn në histori pasi ka zbritur nga froni për fitoret e arritura në Hungari shtatë herë kampionin e botës. Britaniku numëron tani 5 suksese në karrierë ndaj 4 të legjendës gjermane të Formula 1, ndërsa vendin e tretë e mban Airton Sena dhe pesë pilotë të tjerë kanë arritur nga 2 triumfe në Hungarorin­g. "Kur mendon se unë jam rritur duke parë Mikaelin, ndërsa tani je në barazim, apo një më shumë, është me të vërtetë e pabesueshm­e. Unë nuk do të kisha arritur kurrë një objektiv të tillë pa gjithë këta njerëz të mrekullues­hëm që kam punuar", deklaroi kampioni i botës. Një dedikim për këtë rekord të thyer ai e ka ndarë edhe me ishskuderi­në e tij McLaren, me të cilën mori tri prej katër fitoreve të tij të mëparshme në Hungari, respektivi­sht në vitin 2007, 2009 dhe 2012. Ai gjithashtu fitoi edhe në vitin e tij të parë me skuderinë e Mercedesit në vitin 2013. Megjithatë, për-

para së dielës kjo skuderi nuk njihte një vend të parë në podium që prej 2014-ës me futjen e motorëve hibridë në 2014. Triumfi i së dielës ishte i 48-ti i karrierës së tij, e cila e pozicion atë vetëm tre larg pas Alen Prost si piloti i dytë më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Shumaker, i zëvendësua­r nga Hamilton te Mercedesi në fund të vitit 2012, numëron 91 vende të para në

podium në karrierë. Ndërkohë Shumaker vazhdon të jetë në fazë rehabiliti­mi që prej aksidentit fatal të dhjetorit të 2013ës ku pësoi dëmtime të rënda në kokë duke bërë ski në alpet franceze. Që prej asaj dite ai nuk është parë në publik dhe shkalla e riaftësimi­t mbetet ende e panjohur. Menaxherja, gjithmonë e kujdesshme me daljet e saj publike, në lidhje me shëndetin

e ish-pilotit pat thënë në muajin shkurt se shpresonte se "një ditë ai do të kthehet me ne".

Kreu - Rezultati i së dielës i dha mundësi Hamiltonit që të bënte edhe rokadën në kreun e klasifikim­it të përgjithsh­ëm me shokun e skuadrës Niko Rosberg duke udhëhequr me 6 pikë. Në gjashtë garat e fundit ka rikuperuar ndaj gjermanit me 49 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania