Panorama Sport (Albania)

Niset grupi i parë kuqezi i Olimpiadës

-

Dje, nga zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, është nisur grupi i parë i kombëtares shqiptare që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike "Rio 2016". Pesëshja e përbërë nga atleti Izmir Smajlaj, notarja Nikol Merizaj, trajnerët respektivë Vildan Tufi e Sadik Mema dhe mjeku Mel Ostreni janë përcjellë nga presidenti i Komitetit Olimpik dhe sekretari i përgjithsh­ëm Viron Bezhani dhe Stavri Bello. Pas përshëndet­jes së rastit, ekipi olimpik iu drejtua aeroportit për të fluturuar drejt Rio de Zhaneiros. Ndërkohë sot, në orën 18:10, do të niset pjesa tjetër e delegacion­it. Presidenti Bezhani konfirmoi për mediat se sportistët do të priten në Fshatin Olimpik nga shefi dhe zëvendësi i misionit Gjergj Ruli dhe Kliton Muça.

 ??  ?? FOTO: F.Hazizllari
FOTO: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania