Panorama Sport (Albania)

Riçiardo: M'u rikthye buzëqeshja

-

I rikthyer në podiumin e Hungarisë për të tretin sezon radhazi, Daniel Riçiardo deklaroi se më në fund iu rikthye buzëqeshja. Australian­i bëri një superstart të garës duke lënë pas shpine edhe Niko Rosberg, i nisur i pari që në kthesën e parë. Megjithatë, kjo zgjati shumë pak pasi gjermani ia tregoi sërish vendin pilotit të Red Bullit. "Është super që arrita një tjetër podium këtë vit. Natyrisht i pari ishte paksa i hidhuri, por ky i fundit pa dyshim që më gëzon. Me siguri që më është rikthyer buzëqeshja në fytyrën time. Jam i lumtur që ndodhem sot këtu, pra për të tretin vit radhazi. Tifozët këtu janë të mahnitshëm, ndaj dhe dua t'i falënderoj nga zemra. Falë ekipit, ne vazhdimish­t po përmirësoh­emi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania