Panorama Sport (Albania)

Asteras, ofertë 180 mijë euro për Lilën

PAS Janina ka shtyrë bisedimet pas zhvillimit të ndeshjeve të Europa Ligës

- OLSI TUJANI

Andi Lila lakohet në merkato. Futbol listi i Kombëtares është një ndër emrat për të cilin ka shprehur interes një prej ekipeve të Superligës greke. Bëhet fjalë për Asteras Tripolis, e cila ka bërë një ofertë zyrtare në zyrat e klubit aktual të futbollist­it shqiptar. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat greke, për shërbimet e mesfushori­t të Kombëtares kuqezi ka edhe interesime nga Seria A, mirëpo oferta e Asteras është e vetmja zyrtare në adresë të klubit. Ky i fundit ka ndërprerë gjithçka, pasi për momentin është i përqendrua­r në ndeshjet e vlefshme për Europa Ligë dhe nuk kërkon të shpërqendr­ohet asnjë prej lojtarëve aktualë. Oferta

Prej disa ditësh, emri i Andi Lilës është lakuar si një ndër futbollist­ët që është vëzhguar me kujdes. Paraqitjet e tij me Kombëtaren në Europian kanë shërbyer që të fitojë vëmendjen e disa klubeve, të cilat e kanë vijuar interesimi­n edhe gjatë ndeshjeve që Lila ka zhvilluar me PAS Janinën në Europa Ligë. Gazeta më e madhe greke "Sport Day" ka bërë me dije se në adresë të klubit të Andi Lilës ka mbërritur një ofertë zyrtare. Sipas shkrimit të saj, Asteras Tripolis ka ofruar 180 000 euro për të marrë shërbimet e futbollist­it shqiptar. Sipas shkrimit që bën me dije kjo media, interesimi i Asteras është serioz dhe drejtuesit e PAS Janinës kanë lënë gjithçka pezull. Përgjigjja

Sipas të njëjtin burim mediatik, PAS Janina ka interes që të shesë kartonin e futbollist­it shqiptar dhe nuk do të refuzonte një ofertë të tillë, mirëpo për momentin nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Gjithçka është shtyrë pasi Andi Lila të përfundojë aventurën europiane me PAS Janinën që do të luajnë në turin e tretë të Europa Ligës. Për shërbimet e mesfushori­t kuqezi ka zëra merkatoje që e lidhin edhe me një rikthim të mundshëm në Serinë A, mirëpo, për momentin nuk është bërë zyrtare asgjë konkrete. Pas ndeshjeve të Europa Ligës, Lila pritet që të ndryshojë skuadër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania