Panorama Sport (Albania)

Barcelona do Bakën, Milani në merkato

"Djalli" humbi 40% të golave të sezonit të shkuar

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Luis Enrike i bën një nder Milanit duke i ofruar një vend pranë vetes në pankinën e Barcelonës Karlos Bakës. Trajneri spanjoll thuhet se ka kërkuar sulmuesin kolumbian për të kompletuar repartin ofensitv të pesë herë kampionëve të Europës, të cilët aktualisht kanë vetëm tre lojtarë në dispozicio­n për sulmin.

Nëse... - Tratativa që do të zhbllokont­e merkaton e Milanit do të kishte një fund të lumtur nëse Vieto do të refuzonte përfundimi­sht Barçën. Siç dihet, reparti ofensiv i katalanasv­e përbëhet prej tre lojtarësh që do të linin në stol të gjithë homologët e tjerë. Për këtë arsye, sulmuesi i Atletikos të Madridit po heziton që t'i bashkohet Mesit me shokë. 22vjeçari po kërkon një ekip që t'i japë më shumë minuta loje. Krejt tjetër përparësi ka Karlos Baka. Sulmuesi i Milanit refuzoi Uest Hemin pasi është në kërkim të një skuadre që luan në Ligën e Kampioneve. Me transferim­in te Barcelona, ai jo vetëm që të ishte pjesë e Champions-it, por edhe do të kishte shumë shanset që ta fitonte atje, edhe pse do t'i duhej që të paguante një çmim të kripur... duhet të pranojë faktin se do të luajë vetëm kur "tredhëmbës­hi" magjik të vuajë nga dëmtimet apo pezullimet e ndryshme.

I rëndësishë­m - Edhe pse te Milani do të ishin të lumtur nëse Baka do të largohej, statistika­t flasin se nuk ka asgjë për të festuar. Sulmuesi kolumbian është autor i 18 prej 49 golave që ka shënuar në total Milani këtë sezon të Serisë A. Pra, flasim për rreth 37% të golave të ekipit. Sigurisht që nga ana ekonomike "Djalli" do të dilte i fituar, pasi do të shiste me një njëjtin çmim që e bleu një lojtar që tashmë është 30 vjeç.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania