Panorama Sport (Albania)

Tomas Myler: Dortmundi i ri na bën më të fortë

-

Edhe pse do të jetë portieri titullar i Milanit në miqësoren që do të luajë natën mes të mërkurës dhe të enjtes në Çikago kundër Bajernit të Mynihut, Xhanluixhi Donaruma nuk është i lumtur. "Më vjen shumë keq. Madje edhe po të ishte në fushë, do të më vinte shumë turp për t'i kërkuar fanellën", thotë 17-vjeçari i "djallit" duke iu referuar "takimit" të humbur me idhullin e tij, Manuel Nojer. Gjiganti gjerman nuk është pjesë e turneut amerikan të Bajernit dhe për këtë motiv Donarumës do t'i duhet që të presë dhe pak që ta takojë... Si ia bën që ruan qetësinë pas gjithë asaj që të ka ndodhur në vitin e fundit? Gjithçka e kam kaluar falë familjes. E kemi në gjen, jemi të gjithë të përulur, të mësuar të qëndrojmë me këmbë në tokë. Pra, po të mos kishe pas vetes një familje të tillë, çfarë mendon se do të kishte ndodhur? Pa ata, do të isha tunduar dhe do të kisha rënë pre e mendjemadh­ësisë. Ti gjithmonë je shumë i ekuilibrua­r, edhe në temat më delikate. A është e mundur që nuk të bën përshtypje asgjë? Nuk është kështu. Herë-herë më kap ankthi, por punoj shumë me vetveten që ta mbaj nën kontroll. Kur them punoj shumë, mos kujtoni se kaloj orë të tëra te psikologu. Më mjafton një ndeshje në "Playstatio­n" për të larguar tensionin. Nuk duhet shumë fantazi për të gjetur lojën tënde të preferuar... Sigurisht. Luaj "FIFA 16". Madje edhe bleva veten time në merkato dhe shpenzova plot 5 milionë euro (qesh). Sa modest. A e kupton se në jetën reale ti vlen shumë herë më shumë? Përpiqem që të mos e kujtoj. Ndodhi gjithçka kaq shpejt. Unë nuk i kam vendosur limite vetes dhe mundohem që të jetoj ditën ashtu siç më vjen. Si tifoz i Milanit që jam, kur e shikoj veten kur luaj, ndihem mirë edhe pse herë-herë më duket paksa e çuditshme. Thuhet se viti i dytë në një ekip, ai i konfirmimi­t, është gjithmonë i vështirë. Jam i qetë. Unë e njoh fare mirë kulturën e punës dhe e di se falë saj arrihet gjithçka. Berluskoni ka thënë se ti do të jesh portieri i Milanit për 20 vitet e ardhshme. Një kompliment i bukur që mundet të të ketë trembur pak. Absolutish­t që jo. Dua që të rinovoj me Milanin. Ideja e qëndrimit këtu për disa vite nuk më tremb fare. Unë jam prej atyre lojtarëve që nuk e shikojnë si problem që të luajnë gjithë karrierën e tyre në një klub. Dhe si tifoz i Milanit që jam mendoj se po të marr edhe shiritin e kapitenit do të jetë edhe më mirë. Sigurisht çdo gjë ka kohën e vet. Meqë i referohesh shpesh faktit se je edhe tifoz i Milanit, si ndihesh kur të duartrokas­in vetëm ty në "San Siro". Tani në këto kohë të vështira vetëm ti je idhulli i tifozërisë milaniste. Më vjen mirë që më duan, edhe pse nuk është aspak e lehtë që të dëgjoj të gjithë ato vërshëllim­a. Por i kuptoj tifozët, edhe unë në vend të tyre të njëjtën gjë do të bëja. Çfarë mendon se duhet që të rregullojë Milani i këtij viti krahasuar me atë të sezonit të kaluar? Humbjen e përqendrim­it. Nuk mund të bëjmë gabimet që kemi bërë një vit më parë. Si fillim duhet që të arrijmë Kupat e Europës. Nuk mund ta shikoj dot Milanin jashtë tyre. Si do të ndihesh javën e parë të sezonit të ri pasi do të kesh përballë Torinon e Mihajloviç­it. I jam mirënjohës për gjithçka që ka bërë për mua. Kur nuk mund t'ia shpërblej për ndihmën që më ka dhënë. Sa i përket javës së parë, unë dua që ta nisim me fitore. Çfarë të tha në vigjilje të ndeshjes kur zbrite për herë të parë në fushë? Ishte pragndeshj­a e Milan-Sasuolo dhe ne ndodheshim të grumbullua­r në "Milanello". Ai më ndau nga të tjerët dhe më pyeti nëse unë ndihesha gati që të luaja si titullar. Unë mbeta i habitur, por ai e dinte fare mirë se mund të mbështetej tek unë. Tani stërvitesh nga Montela. Çfarë ndjesish ke? Shumë të mira. Ai ka shumë dëshirë dhe ne të gjithë ndihemi mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania