Panorama Sport (Albania)

Dy të kuq dhe 11-metërsh, ja rastet për moviolë

Gjykoi një treshe angleze, asnjë tolerim

-

Takimi i parë i turit të tretë paraelimin­ator të Ligës së Kampioneve mes Partizanit dhe Salzburgut, i zhvilluar dje, në stadiumin "Elbasan Arena", u gjykua nga një treshe angleze. Pritej që kryesori Mikael Oliver të lejonte lojën e ashpër, por megjithatë ai nuk kurseu as kartonët. Salzburgu luajti për afro 40 minuta me 10 lojtarë, ndërsa edhe Partizani në 18 minutat e fundit u detyrua të ishte me të njëjtat forca. Pas dy ndërhyrjev­e të ashpra ndaj argjentina­sit Torasa në minutat 50 dhe 53, mesfushori i Salzburgut, Samaseku, mori dy kartonë të verdhë dhe automatiki­sht doli me të kuq. Ndërsa në minutën e 72-të, Kalari la Partizanin me 10 lojtarë pas një ndërhyrjej­e brutale ndaj sulmuesit Soriano, që menjëherë doli nga fusha i dëmtuar. Në të dyja rastet gjyqtari veproi drejt. Ndërsa në minutën e 52të pati një rast për penallti për të kuqtë. Ekuban u rrëzua në zonë pas kontaktit me Samasekun, por gjyqtari nuk e pa të arsyeshme të jepte 11-metërsh. Ndërsa në minutën e 69-të, kur Berisha mbi vijën e zonës dribloi Ibrahimin, mjaftoi kontakti i lehtë i këtij të fundit, që anglezi të tregonte menjëherë dorën nga pika e bardhë e 11-metërshit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania