Panorama Sport (Albania)

Sormani: Nuk e meritonim humbjen

"S dua të flas për kualifikim­in pa analizuar më parë atë ë ka ndodhur"

-

Ekishte paralajmër­u ar para ndeshjes së takimi ndaj Salzburgut do të ishte mjaft i vështirë, megjithatë në fushë Partizani surprizoi. Trajneri Adolfo Sormani, në përfundim të 90 minutave të para ndaj Salzburgut, ku skuadra e tij pësoi një humbje minimale, ka thënë se ekipi i tij nuk e meritonte një rezultat të tillë. Tekniku italian tha gjithashtu për TVSH-në se nuk ka dashur të flasë për një kualifikim të mundshëm, duke sqaruar se duhet të bëjë një analizë të takimit të djeshëm.

Jeni penalizuar kur skuadra juaj po luante mirë dhe po sulmonte...

Kjo është pjesë e lojës dhe duhet pranuar edhe nëse nuk të pëlqen. Për mendimin tim kemi bërë një ndeshje kurajoze dhe cilësore, ndaj një skuadre më të fortë. Më vjen keq, pasi rezultati nuk duhet të ishte ai që u arrit në fushë.

Çfarë mendimi keni për 11-metërshin e akorduar në dëmin e Partizanit dhe në rastin e diskutuesh­ëm të Ekubanit, ku pretendua për një penallti?

Duke parë edhe shpejtësin­ë e lojës, 11- metërshi edhe mund të jepej, por dhe jo. Megjithatë, nuk më pëlqen që të komentoj vendimet e gjyqtarëve. Tani gjithçka ka mbaruar dhe as nuk dua që ta diskutoj. Në rastin e Ekubanit ka pasur një kontakt, por i qëndroj asaj që kam thënë më sipër.

Duke parë humbjen minimale, mund të flasim për kualifikim në ndeshjen e kthimit që do të luhet në transfertë?

Para se të flasim për kualifikim­in, duhet të flasim për një skuadër siç ishte Partizani, që dha gjithçka dhe bëri një ndeshje shumë të mirë. Ka luajtur ndaj një ekipi që kishte cilësi teknike më shumë se ato tonat dhe ishte mjaft e vështirë,

por mendoj se ia kemi dalë mirë. Sa i takon javës së ardhshme, duhet fi l l i - misht të analizojmë ndeshjen e sotme dhe, më pas, të shohim se çfarë mund të bëjmë.

Në përfundim të këtij 90- minutëshi, mund të

themi ende se ishte "miu kundër elefantit"?

Dua të them se më vjen shumë keq për djemtë, pasi nuk e meritonin rezultatin duke u bazuar tek ajo që dhanë në fushë. Gjithashtu, më vjen keq edhe për tifozët që na mbështetën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania