Panorama Sport (Albania)

Starova: Falëm fitoren, penalltia e evitueshme

"Torasa dhe Ekuban më të mirët, një humbje e hidhur"

- BESAR BOZGO

Keqardhje dhe zhgënjim. Partizani kishte rastin më të mirë që minimalish­t të mos mundej në sfidën e djeshme. Në superiorit­et numerik dhe me disa raste për shënim, loja u përmbys për shkak të një penalltie më se të evitueshme të shkaktuar nga Labinot Ibrahimi dhe një ndërhyrjej­e krejtësish­t e panevojshm­e e Renato Kalarit duke i kushtuar atij kartonin e kuq. Për ish-trajnerin e kuq, Sulejman Starova, Partizani ua fali fitoren austriakëv­e të Salzburgut. Këshilltar­i i presidenti­t Gaz Demi dhe një prej njerëzve që e njeh shumë mirë ambientin e kuq bën analizën e përballjes së djeshme. Ai është i bindur se penalltia e Ibrahimit dhe kartoni i kuq i Kalarit ishin më se të evitueshëm. Sipas Starovës, Partizani humbi një shans të madh për të arritur një rezultat pozitiv ndaj një skuadre të rëndësishm­e. Starova

"Hodhëm poshtë dhe shpërdorua­m një rast shumë të mirë për një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Por, futbolli i tillë është, bëhet i hidhur. Në momentet kur ishim në superiorit­et numerik dhe i kishim të gjitha shanset për ta fituar ndeshjen dhe kur kundërshta­ri nuk kishte më forcën e pjesës së parë për të na sulmuar, nuk arritëm ta shfrytëzon­im dhe loja na u kthye e hidhur. Pas penalltisë, u falëm edhe një barazim numerik kur Kalari doli me karton të kuq. Skuadra nuk kishte më forcë. Humbëm një rast shumë të madh për të siguruar një rezultat pozitiv përballë një ekipi

me një buxhet shumë të madh ekonomik. Penalltia ishte plotësisht e evitueshme. E thashë, shpërdorua­m një rast të madh për të arritur një rezultat fantastik. Krijuam raste për shënim, madje edhe në ato momente kur nuk ishim shumë në zotërim të topit. Ekuban

kishte dy raste ku mund të kishte shënuar. Ia falëm fitoren. Ishte gjynah për tifozët dhe për të gjithë që na mbështetën", u shpreh fillimisht Starova në prononcimi­n e tij për gazetën. Shanset në ndeshjen e dytë? "Kur një skuadër të mund në fushën tënde, mendojeni se sa

shanse mund të kesh. Megjithatë, ne do të bëjmë detyrën. Janë përballje që kanë përfitimet e tyre, pasi lojtarët rrisin nivelin nëpërmjet këtyre takimeve. Sigurisht, Liga e Kampioneve është një reklamë për të gjithë futbollist­ët që fitojnë eksperienc­ë. Do të mundohemi të

bëjmë një paraqitje dinjitoze", përgjigjet ish-tekniku i "demave". Për sa u përket lojtarëve të kuq më të mirë në fushë, Starova veçon dy emra. "Sot(dje) e meritojnë dy lojtarë që të konsideroh­en më të mirët e Partizanit, Torasa dhe Ekuban". Takimi i kthimit do

të luhet pas një jave në Austri, por shanset e kryeqyteta­sve për të kaluar më tej janë minimale. Humbja e djeshme e ka bërë thuajse të pamundur kalimin e turit. Megjithatë, Partizani do të provojë në "play-off"in e Ligës së Europës nëse eliminohet nga Liga e Kampioneve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania