Panorama Sport (Albania)

Ndeshja e kthimit, më 3 gusht

PËRBALLJA

-

Ndeshja e kthimit ndërmjet Salzburgut dhe Partizanit do të luhet të mërkurën e ardhshme, më 3 gusht. Takimi do të zhvillohet në stadiumin "Stadion Salzburg", në orën 20:30 dhe do të transmetoh­et nga TVSH. Pas humbjes së djeshme, shanset e të kuqve për të kaluar në turin tjetër janë thuajse minimale. Kompanitë e basteve favorizojn­ë dukshëm austriakët për fitoren në takimin e pas një jave. Megjithatë, të kuqtë do të luajnë në "play-off"-in e Ligës së Europës edhe nëse eliminohen nga Liga e Kampioneve. "Demat" i kishin të gjitha mundësitë për të arritur një rezultat pozitiv në takimin e djeshëm, por nuk ia arritën qëllimit. Tashmë, do të tentojnë surprizën në sfidën e kthimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania