Panorama Sport (Albania)

Gjoka do me çdo kusht Telushin, mund të ketë shkëmbim lojtarësh

Zbardhet plani “B” i Kukësit, Hasani mohon largimin

-

Bruno Telushi mund të transferoh­et te Kukësi. Në një kohë që Flamurtari ka nisur bisedimet për "të rrëmbyer" tre lojtarë të verilindor­ët, nuk është çudi që drejtuesit e dy klubeve të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bërë edhe shkëmbime. Pakt ky që mund t'i linte të kënaqura që të dyja palët. Telushi pëlqehet nga presidenti Gjici, ndërsa është edhe vetë trajneri, ai që e do me çdo kusht. Vlonjati, me shumë gjasa, mund të shkëmbehet me një nga tre lojtarët e Kukësit, konkretish­t me Edon Hasanin, Renato Malotën dhe Zhan Kariokën. Është pikërisht ky plani "B" i skuadrës së Kukësit për të marrë në ekip lojtarin e shumëdëshi­ruar nga vetë Ernest Gjoka. Së fundmi është përfolur për një kalim të mundshëm të Telushit në Kukës, klubi vlonjat as e mohon dhe as e pohon një fakt të tillë. Klubi dhe stafi teknik po përpilojnë listën e lojtarëve për sezonin e ri, por para se të kalohet te blerjet, fillimisht do të nisin rinovimet. Sikundër është shkruar, të parët që do të zgjasin kontratat e tyre janë Shameti dhe Musolli, ndërsa pezull mbeten Mici dhe Malota. Këta të fundit duken larg Kukësit në fakt. I pari ka ofertë nga Skënderbeu dhe Partizani, megjithatë më pranë tij janë të kuqtë. Madje, nga sa mësohet, ka një marrëveshj­e paraprake me mbrojtësin e majtë, i cili pëlqehet nga vetë Starova, ndërsa edhe trajneri Sormani ka dhënë OK-in për ta pasur në ekip. Malota, nga ana tjetër, duhet të vendosë për llogari të tij. Veç Partizanit dhe Flamurtari­t, ai ka edhe një ofertë izraelite. Ekipi mbetet "enigmë",

por nuk përjashtoh­et mundësia që kapiteni i Kukësit sezonin tjetër të largohet nga Superiorja. Reagimi - Ndërsa Gjoka kërkon kapitenin e Flamurtari­t, këta të fundit u janë përgjigjur me të njëjtën monedhë kuksianëve. Me anë të një deklarate në faqen e klubit kanë theksuar se janë në

bisedime me mesfushorë­t e Kukësit, Zhan Karioka dhe Edon Hasani. Por, ky i fundit duket se u mbyll derën vlonjatëve, paçka se e pohon ofertën. Në një postim në "Facebook", mesfushori shkodran ka reaguar duke thënë: "Çdo lajm që qarkullon nëpër portale të ndryshme është i

pavërtetë. Dua të sqaroj se unë jam lojtar nën kontratë me ekipin e Kukësit edhe për sezonin e ardhshëm dhe do ta respektoj atë deri ditën e fundit për të arritur objektivat që kemi. Nëse dikush ka menduar për mua, e vlerësoj dhe e falënderoj! Forca Kukësi!". Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania