Panorama Sport (Albania)

Nisin negociatat me Vatnikajn, pranë akordit edhe me Kajën

Korabi/ Ngec akordi me Nimanin, shuhet pista

-

Jurgen Vatnikaj, në planet e Korabit për sulmin. Lojtari i Partizanit shihet si një alternativ­ë e mirë për dibranët, ndaj drejtuesit nuk kanë vonuar dhe menjëherë kanë nisur negociatat. Sulmuesi, gjatë sezonit të kaluar, ishte huazuar pranë ekipit të Tërbunit, ku në 11 ndeshje e gjeti dy herë rrjetën. Pas aventurës në Pukë ai shkoi te Partizani B, duke qenë se kishte më shumë hapësira aktivizimi. Ofensiva, sikundër dihet, është reparti që pret më shumë prurje, ndaj klubi është përqendrua­r totalisht te ky sektor për të gjetur të duhurit në merkato. Sakaq, shumë pranë akordit është edhe Ervis Kaja. Mbrojtësi, i cili sapo shpalli "divorcin" me Apoloninë, mund të jetë lojtari i radhës që do të vihet në urdhrat e Artan Mërgjyshit. Një emër i njohur për trajnerin në fakt, pasi ata kanë bashkëpunu­ar edhe në Fier. Shumë pranë marrëveshj­es klubi ishte edhe me një tjetër "ish" të Laçit. Valdano Nimani thuajse e kishte mbyllur me dibranët, por gjithçka u prish në fund. Palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët në kushtet e kontratës dhe për këtë motiv, mesfushori shkodran pritet që të veshë një tjetër fanellë për sezonin e ri dhe jo atë të Korabit. Edhe Abaz Karakaçi ka hyrë në bisedime me drejtuesit e klubit, megjithatë vetëm sot pritet që të ketë diçka konkrete rreth këtij "operacioni" merkatoje. Ish-kapiteni i Tërbunit kërkohet edhe nga Kamza e Laçi, ndaj ende nuk ka vendosur. Këshilli - Edhe pse drejtuesit e klubit janë zhvendosur në qytetin e Peshkopisë, për të pritur vendimet e Këshillit Bashkiak për krijimin e shoqërisë aksionere, stafi teknik po vijon normalisht punën sipas programit. Dje paradite është zhvilluar një seancë stërvitore te Kodrat e Liqenit, e cila është përqendrua­r në përgatitje­n fizike. Sakaq, gjatë pasdites është zhvilluar një tjetër seancë, që më shumti u ka shërbyer seleksioni­meve. Edhe pse të shumtë janë ata që presin një përgjigje për provën, ende nuk ka zhvillime. Gjithçka është lënë të vendoset pasi të kthehen edhe drejtuesit e klubit nga Peshkopia. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania