Panorama Sport (Albania)

"Me 3-4 përforcime kapim Europën"

-

Ilir Daja para ndeshjes ka dhënë një intervistë për televizion­in e Novi Pazarit, teksa ka evidentuar edhe klimën miqësore që ka gjetur në prag të kësaj miqësoreje. "Fillimisht, i falënderoj drejtuesit e Novi Pazarit për këtë mundësi të krijuar dhe për bashkëpuni­min mes dy klubeve për të cilin folëm. Gjatë kësaj periudhe në Zllatibor kemi punuar me seriozitet dhe kemi gjetur kushte ideale. Për sa i përket futbollit shqiptar mund të them se vitet e fundit kanë sjellë një zhvillim të vrullshëm. Ndryshimet mes futbollit shqiptar dhe atij serb janë ulur ndjeshëm, edhe pse duhet thënë se ka ende diferenca. Shkolla e ish-Jugosllavi­së ka qenë një nga më të mirat e futbollit në Ballkan. Megjithatë, tani gjërat kanë evoluar. Tani në Serbi, Cervena Zvezda dhe Partizani bëjnë diferencën, njësoj si në Shqipëri, ku 3-4 skuadra kanë bërë shumë përpara. Në sezonin e fundit, Tirana nuk arriti të realizonte objektivat për shumë arsye. Këtë vit po punojmë me seriozitet për t'u rikthyer aty ku tifozët presin dhe të gjithë duan. Javën e ardhshme, kur të kthehemi në Tiranë, besoj se do të përforcohe­mi me 3- 4 elementë dhe do të synojmë minimalish­t Europën. Klubi ka punuar gjatë kësaj periudhe dhe besoj se do të bëhet më mirë", ka thënë trajneri i Tiranës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania