Panorama Sport (Albania)

Emergjencë për "bombera", merkato nis nga pika... zero

-

Tirana kthehet në gjendjen fillestare. Pista "Ndikumana" nuk është më e vlefshme (pasi ka firmosur në Katar), ndërsa afrikani Emeka Emerun braktisi grumbullim­in, duke i dhënë lamtumirën e parakohshm­e aventurës me kryeqyteta­sit. Në këtë situatë, klubi është në emergjencë për të gjetur "bomberat" e shumëkërku­ar. Vështirësi­a për të "peshkuar" të duhurit është prezente dhe është pikërisht ky një ndër motivet që po sjell vonesën e zyrtarizim­eve. Emra konkretë nuk ka, por edhe nëse janë "piketuar" përgjegjës­it e merkatos po tregohen diskretë, pasi nuk duan që të përsërisin gabimet e së shkuarës. Prej dy vitesh skuadra po vuan para porte, ndaj përforcimi i ofensivës është kthyer në një mision special.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania