Panorama Sport (Albania)

Firmos portieri malazez, Vllaznia pret Ylli Hoxhën

Mesfushori mund të zyrtarizoh­et sot si afrimi i radhës

- ADMIR URUÇI

Portieri malazez Jasmin Agoviç është afrimi më i ri te Vllaznia. 25- vjeçari ka firmosur dje për klubin shkodran pas disa ditësh në provë. Stafi teknik ka dhënë OK-in për 25-vjeçarin dhe më pas është biseduar edhe me drejtuesit e klubit, teksa u ra dakord që atij t'i ofrohet një kontratë. Gjithçka është zyrtarizua­r dje, kur administra­tori Astrit Gjyrezi ka prezantuar portierin. Agoviç është i gjatë 1 metër e 90 centimetra, megjithëse ai për momentin duhet të fitojë duelin me portierin shkodran Erind Selimaj, i cili po ashtu edhe ai ka egon për të qenë titullar. Ditën e djeshme, gardiani ka hedhur firmën në kontratë dhe gjithashtu është prezantuar nga drejtuesit e klubit. Pas Gocajt, Pepës e Krujës, Agoviç është emri më i ri që i shtohet organikës së Vllaznisë. Ylli Hoxha

Pas portierit Agoviç, sot pritet që të firmosë për kuqeblutë edhe mesfushori kosovar Ylli Hoxha. Drejtuesit e Vllaznisë janë shumë pranë akordit me këtë lojtar. Trajneri Cungu e njeh mirë ngaqë e ka pasur nën urdhra te Kukësi, ku është dalluar për atë që ka treguar në fushën e lojës. Kontaktet kanë nisur dhe ditët e fundit janë shpeshtuar. Vetë lojtari ka pranuar për mediat kosovare se është shumë pranë akordit me skuadrën kuqeblu

dhe kjo do të thotë se sot ai mund të jetë në Shkodër për të hedhur firmën në kontratë. Skuadra kësisoj gradualish­t po nis të marrë formën e duhur, megjithëse i duhen edhe lojtarë të tjerë: një në mbrojtje, një në qendër të mesit të fushës dhe të paktën

një sulmues. Vetëm pasi të bëhen edhe këto blerje, atëherë mund të themi se Vllaznia është gati për kampionati­n e ri. Testimet

Pranë kuqebluve vijojnë që të vijnë të tjerë lojtarë për provë. Pas braziliani­t të sulmit

Belmani e po ashtu edhe bjellorusi­t të mesfushës Rekish, që ndodhen për provë, pritet të jetë që ditën e sotme në provë edhe një tjetër mesfushor. Pritet një lojtar senegalez, megjithatë nuk është i vetmi, pasi këto ditë priten të vijnë edhe lojtarë të tjerë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania