Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, mbrojtësit e huaj rrezikojnë largimin

-

Flamurtari pritet që këtë javë të vendosë përfundimi­sht për ekipin që do të ketë për sezonin e ri. Edhe pse u mendua se nuk do të kishte më afrime, gjërat ndryshuan së fundmi. Shtimi i numrit të lojtarëve të huaj, por edhe paraqitja e dobët e disa prej lojtarëve të ardhur gjatë kësaj merkatoje, kanë bërë që trajneri Magani si dhe drejtuesit e klubit të mendojnë si për largime edhe për afrime. Kush rrezikon? - Deri dje klubi nuk kishte marrë asnjë vendim për largimin e lojtarëve, por nuk është çudi që të ketë zhvillime nga sot. Më të rrezikuar janë mbrojtësit dhe në përgjithës­i lojtarët e huaj. Gjasat janë që të parët që do largohen të jenë serbi Milos Rniç për shkak edhe të një dëmtimi që ka pësuar, por edhe Toni Markic. Por, gjithashtu të rrezikuar për momentin mbeten edhe Balsa Radoviç si dhe Masakai Iinuma. Jashtë rrezikut të largimit mbeten Alvesh, Bushiç dhe Martins. Burime pranë klubit thanë dje për gazetën se mes të larguarve do të ketë edhe lojtarë shqiptarë, por pa specifikua­r emra. Merkato - Flamurtari ka zyrtarizua­r se është në merkato dhe se vëmendja është përqendrua­r te Superliga shqiptare si dhe jashtë vendit. Klubi vlonjat ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare në "Facebook" se është në bisedime me tre lojtarë të Kukësit. Edon Hasani, Zhan Karioka dhe Renato Malota janë në optikën e vlonjatëve. Mesfushori shkodran Edon Hasani ka nisur bisedimet me Flamurtari­n. Ai ka një karrierë në disa ekipe brenda dhe jashtë vendit, teksa e ka nisur atë te klubi i Vllaznisë, për të vijuar më tej te Liteks Lovesh, Çeahlaul, Poli Timishoara dhe në fund te Kukësi. Zhan Karioka është një tjetër lojtar i Kukësit që është në bisedime me Flamurtari­n. Klubi bën publike negociatat zyrtare që ka nisur me mesfushori­n brazilian të Kukësit. CV-ja e braziliani­t 28-vjeçar është shumë e pasur me aktivizimi­n e tij në disa ekipe braziliane. Mesfushori Zhan Karioka prej 2015- ës është pjesë e Kukësit. Një tjetër lojtar me të cilin kuqezinjtë kanë nisur bisedime është edhe Renato Malota. Ky duket një operacion i vështirë për shkak se Malota kërkohet edhe nga ekipe të tjera të Superligës, por mund të qëndrojë edhe në Kukës. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania