Panorama Sport (Albania)

Laçi nuk ndalet, akord edhe me 3 lojtarë të rinj

Harallamb Qaqi, Bruno Lipi e Ilir Kastrati, drejt firmës

-

Do të jetë një Laç ndryshe nga ai që jemi mësuar të shikojmë në sezonet e fundit. Strategjia e klubit bardhezi ka ndryshuar dhe pas largimeve të shumta, skuadra është plotësuar me elementë të rinj, të cilët vijnë pas eksperienc­ave jashtë vendit, por edhe në klube të Kategorisë Superiore dhe asaj të Parë. Deri më tani janë konfirmuar emra si Alban Rexhepi, Maikon Eskuerda, Robert Ribeiro, Rafael Medeiros, Rikardo Silva, Denis Biba, Alket Çelhaka, Darling Bajaziti dhe Kris Hyseni. Ndërkohë, "Panorama Sport" mëson se edhe mbrojtësit Bruno Lipi e Harallamb Qaqi, si dhe mesfushori Ilir Kastrati do të firmosin për kurbinasit. I pari vjen pas aktivizimi­t me Bylisin në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ndërkohë që ishte disa ditë në provë edhe te Flamurtari. Ndërsa Qaqi ka qenë pjesë e Partizanit, por duke mos gjetur hapësira në skuadrën e kuqe, ka prishur kontratën. Mesfushori Kastrati vjen pas aventurës me Sopotin në Kategorinë e Parë. I riu ka dalë nga akademia e Panathinai­kosit dhe pak vite më parë ka qenë edhe pjesë e Tiranës. Të tre lojtarët pritet të firmosin këto ditë kontratat, për t'u konfirmuar si pjesë e bardhezinj­ve. Trajneri Troisi pret tashmë edhe ardhjen e braziliani­t të katërt, Rikardo Silva, i cili me shumë mundësi do të mbërrijë të shtunën. Njëkohësis­ht, drejtuesit e klubit, me në krye presidenti­n Pashk Laska, si dhe drejtorin teknik, Ramadan Ndreu, janë në negociata me lojtarë me eksperienc­ë në Superiore, por ende nuk konfirmohe­t ndonjë akord.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania